Jezusi na dha çelësin për synimin dhe harmoninë e vërtetë kur tha, “’Duaje të afërmin tënd porsi vetveten.”1 Farë do të thotë kjo, në aspektin praktik, të përditshëm? Një nga shpjegimet më të mira të dhëna ndonjëherë gjendet në “kapitullin e dashurisë” të Biblës. 1 e Korintasve 13. Kohët dhe kushtet mund të kenë ndryshuar, por parimet themelore janë po aq të vërteta sa kurrë. Ja një version i perifrazuar i 1 e Korintasve 13 për ditët e sotme.

  1. Edhe pse unë mund të flas pesë gjuhë dhe të flas me inteligjencë në dhjetëra tema, nëse nuk kam dashuri të mjaftueshme që të mos bëj thashetheme apo të ul të tjerët, nuk po bëj thjesht zhurmë të padobishme, po tregohem shkatërrues.
  2. Edhe pse e lexoj Biblën rregullisht dhe madje di përmendësh pjesë të saj, edhe pse lutem çdo ditë dhe kam shumë besim dhe dhurata të tjera shpirtërore, nëse nuk kam dashuri të mjaftueshme që ndonjëherë të sakrifikoj disa nga dëshirat e mia personale për të tjerët, atëherë e gjithë natyra ime shpirtërore shumëzohet me zero.
  3. Edhe pse punoj dy punë për t’i siguruar jetesën familjes sime, edhe pse jap për bamirësi dhe dal vullnetar për çdo projekt të komunitetit, nëse nuk tregoj dashuri dhe mirësi ndaj atyre me të cilët jetoj dhe punoj, e gjithë puna ime e palodhur dhe vetëflijimi është i pavlerë.
  4. Dashuria kalon një ditë të gjatë, të vështirë dhe zhgënjyese në zyrë, megjithatë nuk behet e bezdisur dhe e paduruar. Dashuria është e lumtur për tjetrin, kur ai duket se i merr të gjitha pushimet. Dashuria nuk ka pse të drejtojë makinën më të shpejtë, të jetojë në shtëpinë më të madhe ose të ketë të gjitha pajisjet e fundit. Dashuria jo gjithmonë duhet të jetë shefi ose të ketë fjalën e fundit.
  5. Dashuria nuk është e pasjellshme ose e papërpunuar, nuk është egoiste dhe nuk i shtrëngon ose i bën presion të tjerëve të marrin atë që dëshiron. Dashuria është shumë e angazhuar duke u shqetësuar për nevojat e të tjerëve për të kaluar shumë kohë duke u shqetësuar për të vetat. Dashuria nuk përhap panik kur gjërat nuk shkojnë mirë. Dashuria beson shpejt më të mirën rreth njerëzve dhe ngadalë pjesën tjetër.
  6. Dashuria urren të dëgjojë thashetheme dhe në vend të kësaj dëshiron të flasë për cilësitë e mira të të tjerëve dhe të mirat që kanë bërë. Është e palodhshme në ndjekjen e së vërtetës dhe hedh poshtë gënjeshtrat, madje edhe ato që mund të jenë lehtësuese.
  7. Dashuria është gjithmonë e gatshme t’u japë të tjerëve përfitimin e dyshimit dhe kërkon më të mirën në ta. Dashuria dëshiron që t’i shohë të tjerët të arrijnë potencialin e tyre të plotë dhe bën gjithçka mundet që kjo të ndodhë. Dashurisë nuk i mbaron kurrë durimi, madje as me ata që janë të ngadaltë për të “përmbushur programin” ose të bëjnë pjesën e tyre. Dashuria nuk shikon orën kur të tjerët flasin.
  8. Dashuria nuk zhgënjen kurrë. Unë i zhgënjej të tjerët, dhe të tjerët më zhgënjejnë mua. Të gjithë mund të gabojmë, drejtohemi keq apo ngatërrohemi ndonjëherë. Fjalët dhe veprat tona shpesh s’mjaftojnë dhe idetë tona të ndritura nuk dalin gjithmonë në mënyrë që duam dhe që presim.
  9. Ne jemi të dobët, të gabueshëm dhe shpesh tregohemi të pamend dhe të kuptuarit tonë të botës në të cilën jetojmë, për të mos përmendur botën që do të vijë, që është vetëm pjesërisht e mirë.
  10. Por kur ne shohim Zotin, gjithçka merr kuptim.
  11. Ne jemi fëmijë të papjekur kur bëhet fjalë të praktikojmë dashurinë e vërtetë, por Zoti mund të na ndihmojë t’i tejkalojmë mënyrat tona fëmijërore.
  12. Për momentin, s’ia kemi haberin si të veprojmë kur bëhet fjalë për dashurinë dhe gjërat e tjera që kanë më shumë rëndësi në jetë, por kur të jetojmë në mbretërinë e Tij, do ta dimë dhe kuptojmë Zotin dhe planin e Tij shumë më mirë.
  13. Besimi në Zot dhe shpresa bazuar në premtimet në Fjalën e Tij janë virtyte të rëndësishme për t’u kultivuar, por të kesh dashuri është edhe më e rëndësishme!
  1. Mateu 22:39