Zoti me ne

Disa njerëz nuk mund ta kuptojunë se si Zoti mund të ketë zbritur në tokë dhe të jetë kthyer në një qënie njerëzore. Mua, nuk më çudit aspak. E kam shumë të lehtë ta besoj sepse shoh Jezusin që lind në zemrat e njerëzve çdo ditë. Ai vjen, jeton në zemrat e njerëzve dhe ndryshon jetët e tyre. Për mua, kjo është një mrekulli shumë e madhe.

Fjala e Zotit thotë se “e mrekullueshme” është pjesë e një prej titujve të Jezusit. “Një fëmijë ka lindur për ne. Na është dhuruar një bir, që do të jetë drejtuesi ynë. Emrat e Tij do të jenë, I mrekullueshëm, Këshilltar, Zot i Fuqishëm, At i Përjetshëm dhe Princi i Paqes.”1

Ai ishte i mrekullueshëm në jetë. Ai përshkoi vendin duke bërë mirë e duke shëruar të gjithë ata që kishin rënë nën pushtetin e djallit.2Ai ishte i mrekullueshëm në vdekjen e Tij: sepse Ai vdiq për mua dhe për ty dhe që ne të mund të jetojmë në përjetësi.3 Ai ishte i mrekullueshëm në ringjalljen e Tij: sepse Ai u ngjall prej të vdekurve, edhe ne do të ringjallemi.4 Tani Ai është i mrekullueshëm edhe në jetën e Tij pas vdekjes, sepse Ai jeton për të ndërmjetësuar për ne.5

Por nuk mjafton fakti që Jezusi, Mbreti i mbretërve lindi në Betlehem nën yllin që lajmëroi ardhjen e Tij; Ai duhet të lindë në zemrat tona.

Ndoshta mund ta keni parë pikturën e famshme nga William Holman Hunt në të cilën Jezusi paraqitet duke qëndruar para një dere të mbyllur me një kandil në dorë. Thuhet se pak kohë pasi Hunt e përfundoi atë që më vonë u bë vepra e tij më e famshme, dikush i tha se kishte bërë një gabim; dera nuk kishte dorezë.

“Nuk kam bërë gabim,”—u shpreh Hunt. “Ajo derë është dera e zemrës dhe mund të hapet vetëm nga brenda.”

Jezusi nuk mund të hyjë kurrë në një derë që nuk është e hapur nga brenda. Fjala e Zotit thotë: “Të gjithë atyre që besuan tek Ai dhe që e pranuan, Ai u dha të drejtën të bëheshin fëmijët e Zotit.”6 Mirëpriteni në zemrat tuaja. Ai do ju ndryshojë jetën!

  1. Shih Isaia 9:6.
  2. Shih Veprat 10:38
  3. Shih Romakëve 6:23; 1 e Pjetrit 2:24.
  4. Shih 1 e Korintasve 15:20-21.
  5. Shih Hebrenjve 7:25.
  6. Gjoni 1:12