Kur Jezusi u ngall prej të vdekurve, ringjallja e Tij ishte faza e parë e krijimit të ri të Zotit, një lloj ekzistence e re—një trup njerëzor u transformua nga fuqia e Zotit në një njeri i cili nuk preket më nga vdekja, shkatërrimi dhe dekompozimi. Asgjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë! “Duke e ditur se Krishti, i ngritur prej të vdekurve, nuk do të vdesë më kurrë; vdekja nuk ka më pushtet mbi Të.” 1

Trupi i ringjallur i Jezusit nuk vuante më nga torturat që Ai kishte përjetuar—kurrizi i Tij ishte bërë copë nga fshikullimet; koka e Tij pikonte gjak nga kurora me gjëmba; duart e Tij ishin të shpuara, këmbët dhe brinjët plot plagë. Ai nuk u rrah më, nuk ishte më i rraskapitur nga gjithçka që kishte duruar.

Kur u ringjall Ai nuk ishte shpirt, por trup të cilin pasuesit e Tij mund ta preknin. Ai i mësoi ata, 2 eci me ta, 3 gatoi për ta, 4 hëngri me ta. 5 Më pas, Ai iu shfaq një herë të vetme 500 prej tyre. 6 Pas 40 ditëve, 7 Ai u ngrit lart në Parajsë, 8 ku u ul në krahun e djathtë të Zotit. 9

Si Kristianë, edhe ne jemi pjesë e krijimit të ri të Zotit. Mund të presim me shpresë momentin kur Jezusi të kthehet e të ringjallë edhe trupat tanë. 10 Apostulli Pal, rringalljen e trupave tanë nga vdekja e shpjegon me shembullin e farës që mbillet dhe nga e cila rritet një bimë e tërë. 11 Ai vazhdon duke shpjeguar se këta trupa të rinj do të jenë të pavdekshëm, të ringjallur në lavdi dhe fuqi si trupa shpirtërorë. 12

Të jesh i pavdekshëm do të thotë që trupat tanë nuk do të kenë dobësitë që kanë tani. Ata nuk do të preken nga mosha, sëmundjet apo nga lodhja siç janë sot. Siç ka shkruar dhe një autor, “Në këtë ringjallje të trupave ne do të shohim qartë njerëzimin ashtu si Zoti kishte ndërmend të ishte.” 13

Kur dikush e pranon Jezusin si Shpëtimtarin e tij, Shpirti i Zotit jeton brenda tij dhe ai ripërtërihet dhe rigjenerohet. Ripërtëritja është përmirësim, një ndryshim për mirë tek njerëzit. Rigjenerimi është prodhimi i një jete të re kushtuar Zotit, një ndryshim rrënjësor i mendjes. “Kur Zoti, Shpëtimtari ynë shfaqi mirësinë dhe dashurinë e Tij, ai na shpëtoi, jo për shkak të gjërave të mira që kishim bërë por për shkak të mëshirës së Tij. Ai na lau mëkatet, duke na dhënë një jetë të re dhe ripërtëritje të shpirtit nëpërmjet Frymës së Shenjtë.” 14

Si pjesë e krijimit të ri, Fryma e Zotit na ndryshon duke na ndihmuar të mendojmë si Jezusi, ndërsa zhvillojmë dhe pasqyrojmë disa nga karakteristikat e Zotit duke shfaqur më shumë dashuri, gëzim, paqe, durim, mirësi, besim, butësi dhe vetëkontroll. 15

Ndaj kemi kaq shumë arsye për të festuar!—Sepse Zoti jeton brenda nesh dhe na ndihmon, na udhëheq dhe na ripërtërin; sepse jemi pjesë e krijimit të Tij të ri; sepse ne do të jetojmë përjetësisht në trupat tanë të rinj, me shëndet të plotë dhe pa u plakur, pa sëmundje. Ky është lajmi i mirë i Ungjillit: dashuria që Zoti ka për çdo individ, ofrimi i jetës së përjetshme, ringjallja nga vdekja, mundësia për të qenë një krijesë e re në Jezu Krishtin sot dhe një pjesë e gjithë krijimit të ri për përjetësi.

Qofshim të motivuar nga bukuria e dhuratës së Zotit nëpërmjet Jezusit për ta ndarë atë dhe të mirat e saj më këdo që mundemi.

* * *      

Kam dalë në përfundimin se ka dy mënyra për ta parë historinë njerëzore. Njëra mënyrë është duke u përqendruar te luftërat dhe dhuna, te mjerimi, dhimbja, tragjedia dhe vdekja. Nga ky këndvështrim, Pashkët duken se bëjnë përjashtim përrallor, një kontradiktë mahnitëse në emër të Zotit. Kjo shpreh ngushëllim edhe pse e pranoj se kur miqtë e mi vdiqën, hidhërimi ishte kaq i madh saqë çdo shpresë mbi jetën e përtejme dukej shumë e dobët. Ekziston një mënyrë tjetër për të parë botën. Nëse marr Pashkët si pikënisje, një fakt i pakundërshtueshëm se si Zoti i trajton ata që Ai do, atëherë historia njerëzore shndrrohet në kontradiktë dhe Pashkët një pasqyrë e një realiteti të rëndësishëm. Shpresa rrjedh si llava poshtë kores së jetës së përditshme.

Kjo, ndoshta, përshkruan ndryshimin në pikëpamjet e dishepujve kur u ulën në dhomën e kyçur duke diskutuar ngjarjet e pashpjegueshme të Pashkëve të së Dielës. Në një farë mënyre asgjë nuk kishte ndryshuar: Roma ende pushtonte Palestinën, autoritetet fetare kishin vënë një çmim për kokën e tyre, vdekja dhe e keqja ende mbretëronin jashtë. Por, gradualisht, tronditja e asaj që ndodhi i hapi rrugë një lumi të brendshëm gëzimi. Në qoftë se Zoti arriti të bënte atë gjë…….

—Phillip Yancey 16 (lindur v.1949)

  1. Romakëve 6:9
  2. Shih Luka 24:27.
  3. Shih Luka 24:13–15.
  4. Shih Gjoni 21:9–13.
  5. Shih Luka 24:41-43.
  6. Shih 1 Korintasve 15:6.
  7. Shih Veprat 1:9-11.
  8. See Veprat e Apostujve 1:9–11.
  9. Shih Marku 16:19.
  10. Shih 1 Thesalonikasve 4:16-17; 1 Korintasve 15:51-52.
  11. Shih 1 Korintasve 15:35-38.
  12. Shih 1 Korintasve 15:42-44,49.
  13. Wayne Grudem, Teologjia Sistematike, fq. 832.
  14. Titit 3:4-5
  15. Shih Galatasve 5:22-23.
  16. The Jesus I Never Knew (Grand Rapids, MI: Zondervan, 1995)