Ime bijë një herë më pyeti nëse pendohesha që ia kisha përkushtuar jetën time shërbimit të krishterë.

Unë iu përgjigja, “Asnjë grimë pendimi. Ideja ka qenë të punoja me përjetësinë në mendje.”

Fjala “përjetësi” është popullarizuar nga një njeri i mrekullueshëm, i cili ndërroi jetë në vitin 1967, me emrin Artur Stejs, historia e jetës e të cilit është mbajtur mend si një libër, një opera, dhe një film. 1

I rritur në një familje abuzive dhe e alkoolizuar, si dhe i përfshirë në krime të vogla 45 vitet e parë të jetës së tij, Artur ishte një “person i braktisur, i dehur dhe i mirë për asgjë,” siç përshkruhet nga biografi i tij. Gjithçka ndryshoi ditën kur ai dëgjoi një predikim të Isaia 57:15: “Sepse kështu thotë i Larti dhe i Madhërishmi, që banon përjetësinë dhe emri i të cilit është i “Shenjti”: ‘Unë banoj në vendin e lartë dhe të shenjtë dhe bashkë me atë që është i penduar dhe i përulur nga fryma.’”

Artur më vonë tha, “Papritur nisa të qaja dhe ndjeva një thirrje të fuqishme për të shkruar fjalën ‘Përjetësi.’”

Ai futi dorën në xhepin e tij dhe ndjehu një copë shkumës. Edhe pse, ai ishte analfabet dhe mezi shkruante emrin e tij, ai tha se kur e shkroi për herë të parë, “fjala ‘Përjetësi’ u shkrua vaj, në një dorëshkrim bakri. Nuk e kuptoja dhe ende nuk mundem.”

Për 28 vitet e ardhshme, disa herë në javë, ai dilte nga shtëpia në 5 të mëngjesit, për ta shkruar atë në vende publike, për t’i kujtuar njerëzit që e shikonin se çfarë ka vërtet rëndësi në jetë. Ai shkroi “Përjetësi” me shkumës dhe bojëra dylli të paktën 50 herë në ditë. Si përfundim, ai e pati shkruar këtë fjalë magjike dhe mendim-ngacmuese gjysmë milioni herë në të gjithë qytetin. Ai e qunte veten një “misioner.”

Historia e Arturit na frymëzoi të përdorim çfarë kemi, pavarësisht sa e vogël mund të na duket, edhe një copë shkumësi, të jemi një forcë e të mirës në botë.

Bibla thotë se jeta jonë është si bari, lulet apo tymi, që jemi këtu për pak kohë, pastaj, zhdukemi. 2 Kur isha më i vogël, jeta ime dukej si një autostradë e gjatë, shumë e gjatë, të cilës nuk i dukej fundi, por tani që jam 66 vjeç, kam një botëkuptim më të thellë.

Gjatë një fjalimi, Fransis Çan e ilustroi përjetësinë me një litar shumë të gjatë, të cilin ai e kishte sjellë në skenë. 3 “Imagjinoni,” tha ai, “sikur ky litar vazhdon përgjithmonë dhe e ilustron jetën tuaj në përjetësi.” Më pas ai tregoi nja dy centimetra të litarit, që ishin me ngjyrë të kuqe: “Kjo përfaqëson kohën tuaj në tokë.” Disa njerëz jetojnë vetëm për pjesën tokësore të gjithë ekzistencës së tyre, ndërsa pjesa tjetër, për jetën e përjetshme. Por çfarë bëjmë gjatë qëndrimit tonë këtu dhe tani do të bëjë jehonë aty dhe atje. Kjo është ajo që ka vërtet rëndësi.

  1. Shih një dokumentar të shkuar mbi Artur Stejsin këtu.
  2. Shih Psalmet 103:15; James 4:14.
  3. Shih këtu.