Siç mund të jetë edhe për shumë nëna të reja, asgjë nuk më ngjall interes si kur vëzhgoj vajzën time të vogël. Shprehjet e saj të fytyrës, emocionet që shprehin sytë e saj, kureshtja e saj, thjesht çfarëdo që bën ajo, zgjon dashurinë prej nëne brenda meje. Dhe një ditë të mrekullueshme kuptova se kjo është mënyra si Jezusi, me dashurinë e Tij të pakushtëzuar, po kujdeset për mua.

Kur pashë Ashli Elën time, të ulur mbi krevat dhe duke më parë ngultazi me sytë e saj të ndritshme blu, e buzëqeshur, mendova, Si mund të mos e dua? Sigurisht që, në moshën gjashtë muajshe ajo është po aq aktive sa një këlysh, ajo bën rrëmujë, trazira, zgjohet në mes të natës dhe do ushqim, kur unë dua vetëm të fle, por pavarësisht se çfarë bën ajo, nuk ka asnjë mënyrë që unë ndonjëherë të pushoj së e dashuri apo kujdesuri për të!

Pastaj m’u kujtua një ditë më parë, kur u ndjeva shumë e ulët dhe larg nga Zoti. Kisha bërë kaq shumë gabime! Me siguri Ai nuk më donte më, ose të paktën kështu dukej. Por përsëri, Ai më fliste, duke parë në sytë e foshnjës sime. Si mund të ndaloj ndonjëherë së të dashuri? Pse do të ndaloja ndonjëherë së u kujdesuri për ty? Ti je gëzimi i zemrës Sime. Sigurisht, ti nuk je e përsosur dhe ndonjëherë i bën gjërat çorap, por e gjithë kjo është pjesë e rritjes. Dashuria Ime për ty është gjithnjë e përhershme, nuk ndryshon kurrë. Dhe mos u shqetëso, ti do të jesh gjithmonë vajza ime e vogël!

* * *

Nëse dikush ndjen nevojën për të bërë diçka të madhe, diçka të pafund, diçka që e bën të ndihet i vetëdijshëm për Zotin, nuk duhet të shkojë larg për të gjetur atë. Mendoj se shoh diçka më të thellë, më të pafundme, më e përjetshme se oqeani në shprehjen e syve të një fëmijë të vogël, kur zgjohet në mëngjes dhe gugat ose qesh, sepse e sheh diellin duke ndriçuar në djepin e vet. —Vincent van Gogh (1853–1890)

Fëmijët janë dhurata më e madhe që do të të japë Zoti, dhe shpirtrat e tyre do të jenë përgjegjësia më e madhe që Ai do të vendosë në duart e tua. Kaloni kohë me ta, mësojini të kenë besim te Zoti. Jini një person  tek i cili ata mund të kenë besim. Kur të jesh i moshuar, asnjë nga bëmat tuaja, nuk do të ketë aq rëndësi. —Lisa Wingate