Fjala e Zotit është e vërteta më e fuqishme në tokë. Fjalë që përmbajnë pikërisht shpirtin dhe jetën e vetë Zotit. 1 Fjala është shkëndija shpirtërore e Zotit që na nxit me jetën, dritën dhe fuqinë e Tij. Të lexosh, të kuptosh dhe të ndjekësh Fjalën e Zotit është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bësh për të ndërtuar marrëdhënien tënde me Të. Është ajo çka të mban në harmoni me Zotin dhe të ndihmon të vazhdosh rrugën e Zotit. Kur dëgjon Zotin dhe Fjalët e Tij dhe i bindesh të drejtës së Tij, mund të jesh i lumtur dhe produktiv. 2

Jezusi tha, “Është Fryma që jep jetë; mishi nuk vlen asgjë; fjalët që po ju them janë frymë dhe jetë.” 3 Fjala e tij është vetë jeta e Zotit. Kjo është ajo që na jep jetë shpirtërore, ushqim, fuqi dhe shëndet. Kjo është arsyeja pse një dietë e shëndetshme dhe e mirë-balancuar e Fjalës së Tij është thelbësore, nëse dëshironi të rriteni dhe të qëndroni pranë Tij.

Vetë Jezusi është quajtur “Fjala” në Bibël. 4 Jezusi është Fjala, Shpirti dhe jeta. Ju duhet të merrni një dozë të Tij çdo ditë, një ushqyerje, gosti dhe lëngje të mira, nëse doni të rriteni dhe të qëndroni të shëndetshëm shpirtërisht. Siç duhet të hani shëndetshëm për të pasur fuqi fizike, duhet të ushqeheni dhe të pini nga Fjala e Zotit për të pasur fuqi shpirtërore.

“Posi foshnja të sapolindura, të dëshironi fort qumështin e pastër të fjalës, që të rriteni me anë të tij.” 5 Kur jeni shpirtërisht të dobët, kjo ndodh shpesh sepse ju nuk jeni ushqyer vërtet, nuk jeni mbushur, nuk jeni fuqizuar nga e vërteta e pastër, e plotë, ushqyese, inkurajuese dhe plotësuese e Fjalës së Zotit. Ka raste kur dekurajohem shumë, nëse nuk kam pirë mjaftueshëm nga Fjala e Zotit.

Nëse e kërkon sinqerisht Zotin, siç lexon Fjalën e Tij, Ai do të të flasë përmes tij. Dhe sa më shumë ta duash Fjalën e Tij dhe sa më shumë ta studiosh atë dhe të ushqehesh prej saj, aq më shumë do të rriteni shpirtërisht dhe aq më shumë do të zbuloni se Zoti mund të të flasë qartësisht dhe drejtpërdrejtë përmes Fjalës së Tij të shkruar.

Kur Shpirti i Shenjtë të drejton një fragment apo varg të Biblës, praktikoje atë në situatën tënde personale, ajo e sjell Fjalën në jetë. Zoti do ta sjellë Fjalën e Tij në jetë dhe do të të flasë personalisht, duke të të dhënë drejtim për problemet e tua dhe do t’u përgjigjet lutjeve të tua, kur lexoni Fjalën e Tij. Kur ai të ndihmon ta zbatosh atë në një situatë, ajo papritur bëhet e gjallë. Bibla s’është një grumbull fjalësh të thjeshta, apo fjalë që të vijnë ndërmend, por që arrijnë në zemrën tënde dhe ti kuptoni vërtet thelbin. “Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.” 6

Profeti Jeremia tha, “Me të gjetur fjalët e tua, i përpiva; fjala jote ka qenë për mua gëzimi dhe gazi i zemrës sime.” 7 Jobi tha, “përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit.” 8

Jezusi tha, “por vetëm një gjë është e nevojshme. Maria zgjodhi pjesën më të mirë, që nuk do t’i merret.” 9 Çfarë është “pjesa më e mirë” që zgjodhi Maria? Ajo u ul në këmbët e Jezusit dhe dëgjoi fjalët e Tij. Duke pushuar te Zoti dhe duke u ulur në këmbët e Tij, duke dëgjuar nga ai, Fjala e Tij është shumë e nevojshme. Fjala e Zotit është thjesht kaq e rëndësishme.

  1. Shih Gjoni 4:24.
  2. Shih Gjon 15:11; 13:17.
  3. John 6:63
  4. Shih Zbulesa 19:13; Gjoni 1:1,14.
  5. 1 Pjetrit 2:2
  6. Psalmet 119:130
  7. Jeremia 15:16
  8. Jobi 23:12
  9. Luka 10:42