Udhëtimi i përkujdesjes

Vitet e fundit i kam kaluar duke u përkujdesur për njerëzit e mi të dashur. U përkujdesa për miq që kishin sëmundje serioze. U bëra kujdestare me kohë të plotë e nënës sime derisa ajo ndërroi jetë nga kanceri në 2009-ën.

Kur kujdesesha për nënën time, merrja një pension kujdestarie i cili më ndihmontë të paguaja faturat dhe të bëja disa shpenzime të tjera, por kurrë nuk kam pasur shumë para. Të jetosh me të ardhura të pakta dhe fikse është e vështirë, por kjo gjë nuk më ka shqetësuar asnjëherë shumë. Hobet e mia janë të thjeshta: Më pëlqen të notoj, të shëtis e të dal me biçikletë; ndonjëherë shkoj në kinema dhe ha darkë jashtë. Më pëlqen edhe të takoj miqtë e mi dhe të bisedoj me ta duke pirë një gotë verë ose pranë zgarës me një birrë apo të shoh perëndimin e diellit mbi det.

Unë jetoj në një vend të mrekullueshëm, njëzet minuta larg qytetit dhe 3 blloqe nga bregdeti, dhe aty mund të shëtis e të eci me biçikletë nëpër për shumë kilometra. Stacioni i trenit është pesë minuta larg, së bashku me një rrugë kryesore me dyqane dhe supermarkete. Aty është dhe biblioteka, qëndra komunitare, zona e piknikut, moli dhe baret e ngrohta me kafe e çaj të shkëlqyer; dhe tortë me djath. Ky ka qenë vend i përsosur për këtë pjesë të udhëtimit të jetës sime dhe ndihem e lumtur që kam jetuar këtu.

Gjatë përkujdesjes për të dashurit e mi, ka pasur shumë vështirësi dhe momente kur jam ndjerë e lodhur shpirtërisht. Kishte edhe momente kur nevojiteshin ca para më tepër, por gjatë viteve që kam qenë në situate të tilla, nuk më ka munguar asgjë. Të jetosh me të ardhura fikse të bën të mendosh për gjërat që vërtetë të nevojitenpastaj, sa palë këpucë mund të veshësh? Edhe pse nuk kam shtëpinë time, paguaj një qira të arsyeshme dhe nuk kam borxhe.

Gjatë udhëtimit si kujdestare zbulova se qetësia e mendjes është shumë më e rëndësishme sesa xhiro e jetës me shumë para. Paraja nuk mund të të japë sigurinë që jep fakti, se kam qenë në vendin e duhur duke bërë gjënë e duhur; që kam bërë çdo gjë që kam mundur për të tjerët dhe nuk ndjej keqardhje.