Tigani i djegur

As retë e errëta dhe acari i erës së akullt jashtë nuk dukesh aq të rrahura nga era dhe aq të ftohta sa zemra ime. Teksa mora një tigan të thellë nga dollapi, e mbusha me ujë, hodha fasule të thara në të dhe ndeza sobën, mendja ime shëtiste, duke ripërshkuar ngjarjen e javëve dhe muajve të fundit.

Dy orë më vonë, një grahmë e fortë papritur, që vinte nga korridori, më tërhoqi vëmendjen: tym! Vrapova për në kuzhinë. Retë e zeza ishin krijuar si dallgë dhe kapaku i tiganit po kërciste nga presioni. Fika me shpejtësi sobën, mora tiganin, e vura në lavaman dhe hapa rubinetin. Uji cërcëriu kur hapa kapakun. E gjithë tenxherja ishte bërë e zezë si qymyri dhe nuk kishte mbetur asnjë fasule, veç një bullungë e shkrirë që digjej në vetvete. Edhe kapaku ishte djegur. Kisha djegur shumë tigan më parë, por asnjëherë kaq shumë. U shkatërrua! Mendova. Është e kotë ta pastroj.

Duke qëndruar aty e rrethuar nga avulli dhe tymi, nuk rrija dot pa vënë re ngjashmërinë me jetën time në atë periudhë: një katrahurë e djegur dhe e nxirë. U shkatërrua! Nuk ka shpresa ta rregulloj.

Teksa u shtriva në shtrat atë natë, mendimet e mia shkruan drejt Jezusit. Të dua, u përgjigj Jezusi, dhe do të të dua gjithmonë, pavarësisht çfarë ke bërë apo jo. Së bashku, mund t’ia nisim gjithmonë nga fillimi.

Tenxherja ime e djegur u kthye në një frymëzim, duke më dhënë kurajë kur ndjenjat negative kërcënonin të më kaplonin përsëri. Kalova orë të tëra duke e pastruar atë me detergjent pluhur, dhe qymyri i zi me ngadalë u kthye në gri, dhe pastaj, më në fund u kthye në ngjyrën e vet origjinale, në të argjendtë. Teksa piklat e argjendit zgjeroheshin, besimi im për të këmbëngulur për të vazhduar në rrugën e shërimit tim të brendshëm u përforcua. Në fund, përftova një tigan të argjendtë vezulluese, të pastruar na çdo pikël e zezë.

Mësova se kur Zoti fal, Ai jo vetëm harron, por gjithashtu edhe shëron. Dashuria e tij e pashtershme na jep kurajën të ngrihemi nga vendi ku kemi rënë, besimin që të lëmë pas të kaluarën, dhe shpresë që të ecim përpara në të ardhmen.