Disa vite më parë, unë dhe një shoqja ime po udhëtonim natën me autobus për në një pjesë tjetër të Afrikës Jugore. Sistemuam çantat, vumë kufjet dhe e përgatitëm vetën për orën e gjata dhe të parehatshme që na prisnin. Para se të fillonte udhëtimi, mbaj mend që mendova “Sikur të ekzistonte teletransportimi dhe nuk do të na duhet të shpenzonim gjithë këto orë për të shkuar diku.” Nuk ia kisha idenë ç’na priste.

Nga gjysma e udhëtimit, rreth orës 2 të natës, autobusi pësoi defekt, dhe shoferi njoftoi që udhëtimi ynë ishte ndërprerë për një kohë të papërcaktuar. Do të vinin mekanikët, por saktësisht kurishte e paqartë, teksa ne qëndronim në mes të hiçit.

Disa prej nesh vendosën të zbrisnin dhe të qëndronin jashtë, duke shtriqur këmbët dhe duke marrë ajër të pastër. Isha jashtëzakonisht i frustruar dhe madje, pak i mërzitur me Zotin, që na lejoi autobusin të pësonte defekt. Po bëja ecejake në errësirë, duke ndier keqardhje për veten.

Kur dëgjova të kënduarën, një buçimë të ulët melodike që dëgjohej nga diku në grupin e pasagjerëve. Zëri u rrit dhe u bë një ritëm i bukur, i qartë dhe krejtësisht i hareshëm. Më pas, një zë tjetër u shtua, pastaj një tjetër, dhe më vonë, disa të tjerë. Pa kaluar gjatë, shumë prej nesh ishin duke kënduar, mendimet tona të trishtueshme papritur ishin rrëmbyer nga melodia e atmosferës shoqërore dhe një këngë falënderuese.

Shoqja ime më kapi për krahu, “Shiko lart!” më tha, duke treguar me gisht qiellin. Ç’pamje e lavdishme, yjet pa numër po mbulonin hapësirën dhe po shkëlqenin paqësisht dhe plot shkëlqim pa u konkurruar kurrsesi nga dritat e qytetit, sikur po thoshin,Gjithçka do të shkojë mirë. Teksa rrinim, vështronim yjet dhe këndonim, unë u pendova për mënyrën si reagova më parë dhe m’u kujtua një citim, që kisha lexuar dikur: “Dikush sheh baltën, dikush sheh yjet.” Dhe e kuptova që në të vërtetë nuk dëshiroja që teletransporti të ekzistonte. Unë vendosa të humbja në momentet, si ato të mira, dhe në ato më pak të mira, duke u ndier mirënjohës për ato që kam dhe duke marrë kohën e nevojshme për të shijuar gëzimet e vogla të jetës. Me këngën e shpëtimit në zemrën time dhe vezullimin e bekimeve përreth meje, unë mund të përballem çdo ditë me pozitivitet.

Dhe po, autobusi u riparua dhe ne e vazhduam udhëtimin tonë, por më e rëndësishmja, unë ndryshova. Në atë natë plot yje në mes të askundit, m’u kujtua se Lordi është gjithandej.