Të ruash Krishtlindjen

Një Krishtlindje tjetër thuajse mbërriti, dhe nëse ti je si shumica e njerëzve, me shumë gjasa je shumë i zënë me gjithçka që ndodh për Krishtlindje, saqë s’ke gjetur ende mjaftueshëm kohë për t’u ndalur dhe për të menduar mbi “kuptimin e sezonit.” E po, ja ku erdhi mundësia jote! Ky numër i Activated flet për t’i kthyer kuptimin dhe harenë Krishtlindjes.

Për t’ia nisur, po përfshij këtu fragmente të një vepre të shkruar rreth 100 vite më parë nga poeti amerikan dhe teologu Henry van Dyke (1852–1933), të quajtur “Të Ruash Krishtlindjen (Keeping Christmas).” Në të, ai bën disa pyetje provokuese, që janë po aq të gjetura sa kanë qenë atëherë:

  • Ekziston diçka më e mirë sesa ta vëzhgosh Ditën e Krishtlindjes, dhe ajo është ta ruash Krishtlindjen.
  • Je i gatshëm të harrosh çfarë ke bërë për njerëzit e tjerë dhe të kujtosh çfarë kanë bërë të tjerët për ty?
  • Të injorosh ç’të detyrohet bota, dhe të mendosh ç’i detyrohesh ti botës?
  • Të përkulesh dhe të konsiderosh nevojat dhe dëshirat e fëmijëve të vegjël?
  • Të mbash mend dobësinë dhe vetminë e njerëzve që po moshohen?
  • Të ndalesh së pyeturi sa të pëlqejnë miqtë e tu, dhe të pyesësh veten a i do ti ata mjaftueshëm?
  • Të hapësh një varr për mendimet e tua të shëmtuara dhe një kopsht për ndjenjat e tua të mira?…
  • Je i gatshëm të besosh se dashuria është gjëja më e fortë në botë, më e fortë se urrejtja, më e fortë se vdekja dhe se Jeta e bekuar, e cila filloi në Betlehem shumë vite më parë është imazhi dhe shkëlqimi i dashurisë së përjetshme?

Atëherë, mund ta ruash Krishtlindjen.

Në emër të të gjithë stafit të Activated, dua t’ju uroj një Krishtlindje të lumtur, të mbushur plot besim.