Të marrësh përgjigje nga Zoti

A është vetë Zoti i shqetësuar për ty? A do Ai të japë zgjidhje për problemet e tua, të bekojë përpjekjet e tua, të të ndihmojë të marrësh maksimumin nga jeta, dhe të të bëjë personin më të mirë që mund të jesh? Nëse po, a mund të ta thotë ai se si? Po, po dhe po!

Ai e di që ti ke pyetje dhe probleme, dhe Ai dëshiron të të japë përgjigje. Me këtë qëllim, Ai krijoi një mjet për komunikim të dyanshëm, një kanal mes Atij dhe teje, që ti të mund të flasësh me Të në lutje dhe të marrësh mesazhet se Ai flet drejtpërdrejt me ty. Zoti flet me këdo që ka sadopak besim fëmije, dhe Ai do të flasë me ty, të të drejtojë për të pasur një marrëdhënie më të afërt me Të dhe të përmirësosh jetën tënde gjatë këtij procesi.

Fillo duke gjetur një vend të qetë dhe duke rezervuar disa minuta për të folur me Zotin, njësoj siç do të flisnit me një mik të ngushtë. Nëse ke ndonjë pyetje specifike, mos ngurro dhe pyete. Ose ndoshta, ti nuk ke menduar ndonjë gjë specifike, por do të dëgjosh çfarëdo Ai mund të ketë për të të thënë. Sidoqoftë, sapo i thua që do të dëgjosh prej Tij, bëj më të mirën rrish i/e qetë dhe të dëgjosh përgjigjen e Tij.

Ndonjëherë, Zoti mund të të flasë duke të të sjellë ndërmend një varg apo fragment të njohur nga Bibla, i cili kur i aplikohet një situate të veçantë mund të jetë përgjigjja e qartë dhe e thjeshtë që ti ke nevojë.

Herë të tjera, Zoti mund të të thotë një mesazh të ri, fjalë të cilat Ai nuk ia ka thënë kurrë fiks në atë mënyrë njeriu tjetër. Është e thjeshtë ta anashkalosh këtë zërin e ulët të brendshëm sikur janë mendimet e tua, veçanërisht kur ti sapo ke filluar të dëgjosh Zotin, por kur ti i ke kërkuar sinqerisht Zotit të të flasë, Ai do e bëjë. “Lypni e do t’ju jepet.”1 Ai e mbush urinë me gjëra të mira.2

Përpiqu të rezervosh çdo ditë disa minuta për t’u lutur dhe për ta falënderuar Zotin për mirësinë e Tij. Ndiqeni këtë këshillë, bashkë me “pyetjen e ditës” dhe disa momente për të dëgjuar pikëpamjen e Tij dhe gjithçka tjetër që Ai mund të dojë të të thotë. Teksa do të përvetësosh zakonin të dëgjosh Zotin, kjo do të bëhet më e thjeshtë. Ai ka dhënë fjalën të flasë me ty, dhe do ta bëjë!

 

  1. Mateu 7:7
  2. Shih Luka 1:53.