Një njeri pa vetëkontroll është si një qytet i prishur, një qytet pa mure..—Proverbat 25:28

Shpirti që Zoti na dha nuk na bën të ndruajtur, por na jep fuqi, dashuri dhe vetëkontroll.—2 e Timoteut 1:7

Vetëkontrolli është aftësia për të ruajtur qetësinë kur dikush të përhap tension.—Anonim

Nëse doni të njihni vetëkontrollin, filloni duke ia besuar veten tuaj një Mjeshtri të Shkëlqyer—Johann Friederich Lobstein (1736–1784)

Mposhte veten. Deri sa ta arrish këtë, s’je gjë tjetër veçse një skllav; sepse është pothuajse njëlloj si t’i nënshtrohesh dëshirës së dikujt tjetër përveç asaj tëndes.—Richard Burton (1861–1940)

Nga mungesa e vetëpërmbajtjes shumë njerëz angazhohen gjatë gjithë jetës së tyre duke luftuar me vështirësitë e tyre duke e bërë dhe paraqitur suksesin si të pamundur nga mungesa e pafavorshme e mirësisë së tyre.; ndërsa të tjerë, mund të kenë shumë më pak prirje, e ndërtojnë rrugën e tyre dhe arrijnë suksesin me një durim të thjeshtë, gjakftohtësi dhe vetëkontroll.—Samuel Smiles (1812–1904)

Të komandojmë veten dhe të ndrydhim pasionet tona është për t’u lavdëruar, sepse janë të paktë ata që dinë ta bëjnë.—Francesco Guiçardini (1483–1540)

Duke mos qenë në gjëndje të drejtoj ngjarje, drejtoj veten time, dhe ia kushtoj veten time atyre, nwse ata nuk do të më kushtojnë mua veten e tyre.—Michel de Montaigne (1533–1592)

Çdo tundim i rezistuar, çdo aspiratë fisnike e inkurajuar, çdo mendim mëkatar i përmbajtur, çdo fjalë e hidhur e tërhequr, shton peshën e saj në nxitjen e asaj lëvizjeje të madhe që po mban njerëzimin përpara drejt një jete më të pasur dhe një karakteri më të lartë.—John Fiske (1842–1901)

A doni të njihni njeriun nga i cili keni të gjitha arsyet pë t’u mbrojtur? Pasqyra juaj do t’ju jape një pamje shumë të qartë të fytyrës së tij.—Richard Whately (1787–1863)

Me kalimin e kohës, ti nuk ke pushtet.—Të shpëtosh nga e keqja një botë të zhytyr në pandershmëri, nuk e ke ti në dorë. Vetëm mbi një njeri ke pushtet absolut të pakontrollueshëm.—Atë shpëtoje dhe bëje të ndershëm.—Thomas Carlyle (1795–1881)

Një ide idiote thotë se njerëzit e mire nuk e dine se çdo të thotë tundim. Kjo është një gënjeshtër e dukshme. Vetëm ata që përpiqen t’i rezistojnë tundimit e dinë se sa i fortë është…. Një njeri që i dorëzohet tundimit pas pesë minutash ai thjesht nuk e di se si do të kishte qenë një orë më vonë. Ndaj njerëzit e këqij, në një lloj mënyre, dinë shumë pak për të keqen. Ata kanë jetuar gjithë jetën duke mos e kontrolluar dot veten.—C.S. Lewis (1898–1963)

Edukojini fëmijët tuaj me vetëkontroll, t’u bëhet zakon të përmbajnë pasionet, paragjykimet dhe tendencat e këqija me një vullnet të drejtë e të arsyeshëm, dhe keni bërë shumë për të shfuqizuar mjerimin nga jetët e tyre në të ardhmen dhe krimeve të shoqërisë.—Benjamin Franklin (1706–1790)

Vetëkontrolli fillon me zotërimin e mendimeve të tua. Nëse nuk kontrollon atë që mendon, nuk mund të kontrollosh atë që bën. Thjesht, vetëkontrolli të bën të mendosh e pastaj të veprosh.—Napoleon Hill (1883–1970)

E quaj më trim atë që kapërcen dëshirat e tij sesa atë që pushton armiqtë e tij; sepse fitorja më e madhe është ndaj vetes.—Aristotle (384 BC–322 BC)

Për të shijuar lirinë duhet të kontrollojmë veten tonë.—Virginia Woolf (1882–1941)

Vetëkontrolli është faktor kyç për të arritur suksesin. Ne nuk mund të kontrollojmë çdo gjë në jetë, por padyshim që mund të kontrollojmë veten Për të shijuar lirinë duhet të kontrollojmë veten tonë.―Jan Mckingley Hilado (d. 1991)

Ne nuk nuk do të na pëlqejë kurrë qëndrueshmëria, ne nuk do të na pëqejë kurrë pjekuria shpirtërore derisa të mësojmë të bëjmë atë që është e saktë kur duket gabim, dhe sa herë që bëni atë që është e saktë me vendimin tuaj të vullnetshëm duke përdorur disiplinën dhe vetëkontrollin për të mos marrë parasysh se si ndiheni, sa më e dhimbshme të jetë për trupin tuaj, aq më shumë do të zhvilloheni shpirtërisht në atë moment të veçantë.—Joyce Meyer (d. 1943)

Ji përgjegjës për një standard më të lartë se çdokush pret prej teje. Mos e shfajëso kurrë veten. Mos ndje kurrë keqardhje për veten. Bëhu një padron i rreptë i vetes-dhe ji i butë me këdo tjetër.—Henry Ward Beecher (1813–1887)

Më i fuqishëm është ai që ia ka dalë me autoritetin e vet.—Seneca (4 parak–pas k 65)

Nëse një njeri do të kuptojë se sa ngushtë lidhen vetëkontrolli dhe lumturia, ai ka për të parë në zemrën e tij, dhë botën përreth. … Duke parë midis jetëve te grave dhe burrave, ai do të kuptojë se si fjala e pamenduar, përgjigja e hidhur, akti i mashtrimit, paragjykimi i verbër, dhe fyerjet e marra sjellin mjerim dhe madje shkatërrojnë pasojat e tyre.—James Allen (1855–1942)