Në këtë botën tonë të mërzitshme, është e vështirë të mos tronditesh nga lajmet të vazhdueshme të këqija të terrorizmit, luftës, katastrofave natyrore dhe vuajtjeve. Mesazhi i Krishtlindjes, paqja në tokë dhe dashamirësia kundrejt të tjerëve, nuk ka qenë kurrë më e nevojshme. Dhe përsëri e di, ndonjëherë ndiej sikur përpjekjet e mia janë si një pikë ujë në oqeanin e atyre çka duhen bërë për të bërë vërtet një ndryshim.

Jam i sigurt se barinjtë janë ndier paksa të befasuar nga mesazhi që morën nga një mikpritës engjëjsh natën e Krishtlindjes dhe kanë pyetur veten si t’ia shpërndanin këtë mesazh “të gjithë njerëzve.” Megjithatë, ata nuk lejuan që kjo t’i ndalte: ata përhapën lajmet e mira te të tjerët, të cilët si rrjedhim i përhapën te të tjerë, dhe kështu vazhdoi.

Të bëjmë pjesën tonë për të përhapur paqen në tokë, mund të funksionojë pak a shumë në të njëjtën mënyrë. Duke ndryshuar mënyrën si i shohim të tjerët, duke treguar konsideratë për ata që hasim në rrugën tonë, duke bërë vepra të mira kur na shfaqen mundësitë pa pritur gjë në këmbim. Ndonjëherë duhet thjesht një fjalë e mirë nga dikush, në kohën e duhur ose një dorë që të zgjatet për ndihmë, që ta bëjë këtë botë përsëri të bukur për dikë.

Këtë Krishtlindje, le t’i kërkojmë Zotit të na ndihmojë të gjejmë mënyra për të ndarë lumturinë me të tjerët përmes mesazhit të Tij të dashurisë, paqes dhe dashamirësisë në drejtim të të gjithëve.

I gjithë stafi i Activated, uron që Zoti t’ju bekojë, si ju, edhe të dashurit tuaj, me dashurinë e Tij, gjithashtu, ju uron “Gëzuar Krishtlindjen”.