Më trishton fakti që shumë njerëz kënaqen thjesht duke marrë frymë. Ndoshta janë duke u përpjekur të ecin përpara, ose ndoshta e mbushin kohën e tyre të lirë me aktivitete çlodhëse. Por ku po i çon gjithë ai angazhim? Kur e jetojnë në të vërtetë jetën?

Sekreti për ta jetuar jetën në maksimum është të jetoni pranë Meje dhe t’i qëndroni besnik mësimeve të Mia. 1 Nuk po them që duhet të fshiheni e t’ia kushtoni veten vetëm mendimit dhe studimit, por që kur më përfshini Mua në aktivitetet e ditës suaj dhe kur kërkoni drejtim nga Fjala Ime, 2 Unë mund t’i jap jetës suaj kuptim të ri. Jo vetëm që do të ndiheni më të lumtur e më të arrirë, por do të ndriçoni edhe jetët e atyre rreth jush pasi ju pasqyroni dashurinë Time.

E gjitha fillon duke rezervuar disa minuta në fillim të çdo dite për t’u lutur e për të ndenjur me Mua. 3 Pastaj merrni mësimet që ju kam dhënë në “klasë” dhe zbatojini gjatë gjithë ditës suaj. Në punë, apo në kohën e lirë me familjen dhe miqtë, mund t’ju bëj të jeni bekim për të tjerët dhe t’ju bekoj edhe juve vetë. Do ta shihni që jeta do të jetë më e pasur dhe më kuptimplotë nëse besoni tek Unë.

  1. Shih Gjoni 8:31.
  2. Shih Psalmi 119:105.
  3. Shih Fjalët e Urta 8:17.