Shkrimtari i madh britanik Gilbert Keith Chesterton shkroi një seri historish të shkurtra rreth një prifti famullie, At Braunin, me një fiksim për mjekësinë ligjore. Ky prift i përulur hetonte çështje kriminale, teksa ruante dhembshurinë dhe mirëkuptimin drejt fajtorëve.

Në një episod, At Brauni i jep këshilla një individi fajtor, i cili është ngjitur në majën e ndërtesës së kishës. Ai i thotë: “E di? Mund të jetë e rrezikshme, kur individët hipin në vende shumë të larta. Edhe të lutesh nga një vend shumë i lartë mund të jetë e rrezikshme. Njerëzit e mirë që e lejojnë veten të fitojnë një mendim shumë të lartë për veten, do të fillojnë të përçmojnë të tjerët dhe të bëhen gjykues kundrejt të tjerëve. Së shpejti, ata ndihen rehat kur i fyejnë njerëzit verbalisht, dhe më pas, ata mund të ndihen rehat të kryejnë edhe akte kriminale dhune. Por përulja është nëna e gjigantëve, dhe dikush mund të shohë gjëra të mrekullueshme poshtë, në luginë, në vendin ku përket.” 1 Pas kësaj, At Brauni i thotë burrit se çfarë ai di për të do të mbetet e fshehtë, por ai i kërkoj atij të zgjedhë rrugën e pendimit të sinqertë dhe të dorëzohet.

Në seri, At Braun është përshkruar teksa bën stacionin më të përulët në jetë dhe përpiqet të jetë i kënaqur dhe i dobishëm aty. Ai nuk zotëron makinë, por shpesh “vesh” një buzëqeshje, teksa nget biçikletën e tij. Nëse të tjerët e fyejnë, ai vështirë se preket dhe shpesh i përgjigjet me një kompliment të thjeshtë për personin tjetër ose të vërë në dukje diçka për të cilën të dy mund të ndihen mirënjohës. Ai thjesht vazhdon të ecë përpara me çka ai beson se duhet të bëjë çdo ditë.

Syri i tij i mprehtë për të zgjidhur çështje kriminale është mprehur nga një aktivitet i preferuar: të lexojë mistere vrasjeje. Të tjerët përpiqen ta bindin të praktikojë rreptësisht vetëm aktivitetet tradicionale të një prifti famullie. Ai i pret mirë ato, por thellë brenda vetes e di që ai gjithashtu është i paracaktuar të merret me çështje serioze të zgjidhjes së krimeve. Interesi i tij bëhet pjesë e pushimeve të tij, kamares së tij, duke e lejuar ata të ndreqë disa padrejtësi nga ato që ai sheh përreth. At Brauni gjithashtu lutet që situatat e padrejtë të zbulohen. Kryeinspektori i qytetit i mban mëri priftit që ngatërrohet në hetimet e tij, por teksa At Brauni tërhiqet kur vjen puna për të marrë meritat e zgjidhjes së misterit, ai vazhdimisht provon se është i domosdoshëm.

Zoti na krijoi të gjithëve me një vend specifik dhe me një qëllim në mendje. Ndoshta, ne mund të gjejmë përmbushje më të thellë në stacionin tonë të jetës, nëse mund të mësojmë të bëjmë më të mirën nga pozicioni që kemi duke e pajisur veten për të bërë më të mirën, kudo që ta gjejmë veten në udhëtimin e jetës.

Nuk ka asgjë të gabuar të aspirojmë të jemi të zotët në atë që bëjmë dhe të marrim meritat për këtë, por ne mund të shkurajohemi dhe të krijojmë pakënaqësi, nëse e nënvlerësojmë vendin tonë në jetë dhe duam një vend në dukje më të lartë. Sigurisht që ka shumë individë që shkëlqejnë në pozicione të dobisë dhe rëndësisë së lartë. Por shumë prej nesh mbushin një vend në jetë që konsiderohet më i thjeshtë dhe i zakonshëm. Sidoqoftë, secilit prej nesh, i janë dhënë aftësi të fshehura shumë të vlefshme, që mund të zhvillohen në rrethanat tona aktuale. Dhe kur e pranojmë situatën tonë dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të, ne shpesh do ta gjejmë veten duke i zhvilluar këto talente të fshehura apo më parë të fjetura te ne, të cilat më pas, mund t’i përdorim për të ndihmuar të tjerët. Kjo nga ana tjetër na fal kënaqësi dhe përmbushje.

Disa njerëz dinë fiks se çfarë duan dhe kush duan të jenë që në moshë të re. Por shumë të tjerë më thjesht duhet të gjejnë rrugën e tyre, të zgjedhin një zanat, dhe shpesh të fillojnë nga poshtë dhe të mësojnë gjatë rrugës. Presioni nga miqtë, kultura e kësaj bote, dhe mendja njerëzore shpesh mund të punojnë së bashkë të na ulin vendin dhe pozitën tonë,  është në dukje më e zakontë dhe e rëndomtë. Por asnjë vend apo pozitë është i zakonshëm apo i rëndomtë, nëse është vendi dhe pozita që Zoti donte të kishim, dhe ku Ai na vuri të zhvillojmë aftësitë tona të veçanta. 2

Bibla ka shumë njerëz të marrë nga rangjet e errësirës dhe të zakonshmes, të cilët dolën të ishin lojtarë kyçë, për shembull, shërbyesja e Namanit ishte ajo që përmendi ku pronari i saj mund të gjende shërim nga lebrosa 3 dhe djalit që Jezusi i dha drekën e tij, që më pas u shumëfishuar për të ushqyer 5,000 njerëz. 4

Vendi ynë në jetë mund të mos jetë me të ardhura fitimprurëse, as një pozicion në qendër të vëmendjes, por kthehet në një vend shumë të veçantë dhe një përmbushje të thellë, kur ne vëmë vlerat kryesore në vend të parë, të duam Zotin me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën tonë, si dhe të duam fqinjët tanë si veten. 5 Kudo që Ai na ka vendosur në këtë botë, dhe për çfarëdo gjatësi kohore, ne e pranojmë dhe do të mësojmë të përmirësohemi. Këtë bëri edhe At Brauni.

  1. E parafrazuar nga Pafajësia e At Braunit, e publikuar fillimisht në vitin 1911.
  2. Shih 2 e Korintasve 10:12.
  3. Shih 2 i Mbretërve 5:1–15.
  4. Shih Gjoni 6:4–14.
  5. Shih Marku 12:29–31.