Unë dhe bashkëshorti im u shpërngulëm në Kanada disa vite më parë, pasi jetuam 30 vite jashtë shtetit. Gjatë atyre viteve, jetova, punova, dhe udhëtova kudo nëpër dy Amerikat pa u kthyer ndonjëherë në vendlindjen time qoftë edhe për pak kohë.

Procesi i rikthimit në atdhe ishte paksa një tronditje kulturore, megjithatë shpejt filloi të më pëlqente jeta në një vend që mbështet shumëllojshmërinë dhe mirëpret emigrantët nga e gjithë bota, duke krijuar një përzierje racore dhe etike që përhap tolerancën dhe i mëson durimin shumë njerëzve që përpiqen të gjejnë rrugën e tyre, të mësojnë një gjuhë të re, dhe të përshtaten me një kulturë të re. Kjo më bëri të kuptoja se planeti ynë është plot me njerëz që po rindërtojnë jetët e tyre, po kërkojnë shtëpi të re, po mësojnë gjuhë dhe zanate të reja, dhe po nisin gjithçka nga fillimi. Një fenomen që është rritur në kohët moderne, por Zoti e krijoi njerëzimin me aftësinë mendore për t’ia nisur nga e para.

Kur po bëja disa teste mjekësore, nisa të bisedoja me një radiologe, një grua e sjellshme dhe e këndshme me një qetësi të pashoqe, e cila ndau historinë e saj me mua. Ajo kishte lindur dhe kishte studiuar për mjekësi në Bashkimin Sovjetik. Mbas rënies së komunizmit, ajo migroi në Izrael, ku zbuloi se i duhet të përsëriste shumicën e trajnimit të saj mjekësor, që të mund ta ushtronte profesionin e saj në Izrael. E prirur për të qenë një pediatre, ajo përsëriti tetë vite pune për trajnim mjekësor dhe bëri praktikën përsëri nga fillimi. Jeta nuk shkoi sipas planeve për të dhe për familjen e saj në Izrael, kështu që ata migruan përsëri për në Kanada. Por përsëri, ajo zbuloi se duhet të bënte edhe tetë vite trajnim mjekësor nëse donte të praktikonte profesionin. Në këtë pikë, ajo hoqi dorë nga praktika e saj mjekësore dhe u bë radiologe, pasi ndiente se tani që kishte edhe fëmijë, ishte e pamundur të përsëriste trajnimin.

Ndërkohë që më tregonte historinë e saj, ajo rrëfente me kaq gaz dhe pa u ankuar. Ajo i kishte vlerësuar mundësitë e saj, i kishte dhënë një drejtim të ri planeve të saj, dhe e kishte filluar përsëri nga e para. Jam e sigurt se gazin dhe durimin e saj i kishte fituar nga vështirësitë, gjë që më bëri t’i shprehja vlerësimin tim, falë së cilës pashë një buzëqeshje në fytyrën e saj.

Natyrisht, t’ia nisësh nga e para gjatë moshës së mesme nuk është një pozitë për t’u patur zili. Por në ditët e sotme shumë njerëz përballen me këtë realitet. Mesa duket janë disa karriera që vijnë të bashkangjitura me etiketën “të garantuara për jetë”, dhe në botën e sotme, shkathtësia e mendjes dhe përshtatshmëria janë më të rëndësishme se gjithçka tjetër.

“Çdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell:

një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të shkulur atë që është mbjellë,

një kohë për të vrarë dhe një kohë për të shëruar, një kohë për të shembur dhe një kohë për të ndërtuar,

një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur, një kohë për të mbajtur zi dhe një kohë për të hedhur valle,

një kohë për të flakur gurët dhe një kohë për të mbledhur gurët, një kohë për të përqafuar dhe një kohë për të mos përqafuar,

një kohë për të kërkuar dhe një kohë për të humbur, një kohë për të ruajtur dhe një kohë për të hedhur tutje,

një kohë për të grisur dhe një kohë për të qequr, një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur.

[Ai] e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën e vet; e ka vënë madje përjetësinë në zemrat e tyre, pa i dhënë mundësinë asnjë njeriu të zbulojë veprën që Perëndia ka bërë nga fillimi deri në fund. … dhe Perëndia vepron kështu me qëllim që njerëzit të kenë frikë prej tyre.” 1

Bibla është e mbushur me histori njerëzit që kanë ndryshuar karrierën, atdheun, apo drejtimit kur Zoti u rrëfente udhën, kur përmes fjalës së Tij të drejtpërdrejtë apo përmes rrethanave. Në fakt, të fillosh nga fillimi është shumë e zakonshme në Bibël saqë është e vështirë të të bjerë ndërmend ndonjë nga shumë personazhet e saj kryesore, të cilëve nuk i është dashur t’ia nisin nga fillimi, duke filluar që nga Abrahami tek Izaku, Josefi, Moisiu, Esteri, Ruthi, Danieli, dishepujt e Jezusit, Pauli, dhe lista vazhdon edhe më tej.

Të jetosh në një zonë të botës ku kaq shumë njerëz janë emigrantë të brezit të parë, më ka bërë të mendoj se të fillosh nga fillimi është një fakt i pamohueshëm me të cilin po përballen shumë njerëz në botën e sotme, dinamika rreth tyre ndryshon dhe popujt migrojnë dhe udhëtojnë nëpër glog në kërkim të mundësive dhe të një jete më të mirë. Ata zgjedhin të jetë të huaj dhe pelegrinë që të sigurojnë një jetë më të mirë për familjet dhe fëmijët e tyre, dhe nisen me një kurajë të pabesueshme për ta arritur këtë, shpesh me pak para dhe të detyruar të lënë pas familjet, karrierat dhe diplomat e tyre. Ata ende përfytyrojnë një të ardhme që është më e mirë, dhe për këtë ia vlejnë barra qiranë rreziqet dhe sfidat.

Si të krishterë, ne presim “qytetin me themele të forta, arkitekt dhe ndërtues i të cilit do të ishte Perëndia.” 2 në mënyrë që “tani të kemi shpresën e gjallë, dhe trashëgimin e paprishshëm, të panjollë dhe të pavyshkur, që është ruajtur në qiej për ju. … Gëzohuni për këtë, edhe nëse do të duhet të hidhëroheni për pak kohë nga tundime të ndryshme.” Këto sprova do t’ju tregojnë, që është më i çmueshëm se ari që prishet, ndonëse provohet me zjarr, të jetë për lëvdimin, ladinë dhe nderin tuaj kur të shfaqet Jezu Krishti.” 3

Të fillosh nga e para na duken ende ndërmarrje e madhe, dhe ndonjëherë sfidat duken të pakalueshme. Por duke hedhur një sy përreth dhe duke parë kurajën e njerëzve të tjerë që kanë kaluar tokë dhe dete në kërkim të rrethanave më të mira në këtë botë ka shërbyer si një rritës i besimit se Zoti nuk na vendos asnjëherë në një pozitë, tek e cila nuk mund të rritemi dhe të zhvillohemi dhe “le të rendim me durim në udhën që është përpara nesh, duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit.” 4

  1. Predikuesi 3:1–7,11,14
  2. Hebrenjve 11:10
  3. 1 Pjetrit 1:3–4,6–7
  4. Hebrenjve 12:1–2