Zoti nuk është komplet mister; Ai na ka treguar shumë për veten nëpërmjet Fjalës së Tij. Uluni dhe dëgjoni çfarë Ai ka për të thënë. Ne nuk do të zbulojmë gjithçka, 1 por ama ka shumë gjëra nga ku mund të fillojmë.  “Unë bëj premtime të guximshme publikisht. Unë nuk fola në fshehtësi në një skaj të errët të tokës. Unë nuk do t’ju thosha të më kërkonit nëse nuk do mund të gjendesha.” 2

Kush je Ti?

Unë jam nga A-ja deri te Z-ja. Jam Zoti që është, Zoti që ka qenë, dhe Zoti që po vjen. 3

Ku jeton?

Unë jetoj…me të ndrydhyrin, me atë që është i përvuajtur në shpirt, për t’i dhënë jetë shpirtit të tyre. Nëse ndokush më do, ai do ta zbatojë fjalën time dhe Ati im do ta dojë – dhe ne do të shkojmë dhe do të bëjmë banesë tek ai! 4

Më trego diçka për punën tënde? A të pëlqen?

Unë jam Krijuesi i gjithësisë. Bëj atë që është e drejtë. Sepse marr kënaqësi nga këto gjëra. 5

A ke preferenca të veçanta?

Mua…më pëlqen drejtësia. I adhuroj ata që thonë të vërtetën. Njerëzit e drejtë të tokës, janë heronjtë e mi! Oh çfarë miqsh të mrekullueshëm janë ata! 6

Çfarë nuk të pëlqen?

Gjashtë gjëra…- jo, shtatë…sytë madhështorë, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjakun e pafajshëm, zemra që thur intriga, këmbët e shpejta që vrapojnë te e keqja, një dëshmitar i rremë që nxjerr nga goja gënjeshtra, një njeri që shkakton mosmarrëveshje në vëllazëri. 7

Si e shihni të ardhmen tonë së bashku?

Planet që kam në kokë për ju … janë plane paqeje jo shkatërrimi, që t’ju jap një të ardhme plot shpresë. Kur të më thërrisni dhe të vini të luteni tek unë, Unë do t’ju dëgjoj. Do të sjell shumë të mira në punën që bëni. Do të fshij çdo lot nga sytë [tuaj], dhe nuk do të ketë më vdekje, hidhërim, lot apo dhimbje. Të gjitha këto do të zhduken përgjithmonë….Shikoni, po e bëj çdo gjë nga e para! Do t’ju tregoj se sa i madh jam, sa i shenjtë jam. Do të bëhem i njohur në të gjithë botën. 8

Çfarë mendon për mua?

Të desha më një dashuri të përjetshme. Malet mund të tunden dhe kodrat mund të zhduken, por edhe atëherë, dashuria ime e vërtetë do të qëndrojë. Ju jeni miqtë e mi, përderisa ju kam treguar gjithçka që më ka thënë Ati. 9

Si mund të të njoh më mirë?

Kthehuni nga Unë…dhe Unë do të kthehem nga ju. Mos kini frikë. Jam këtu për t’ju ndihmuar. 10

Keni ndonjë gjë tjetër për të më thënë?

Kushdo që dëgjon fjalën time dhe beson tek ai që më ka dërguar mua, do të jetojë përjetësisht. 11

[divider icon=”ellipsis-horizontal” style=”none”]

I dashur Jezus, me anë të sakrificës tënde në kryq, Ti më hape derën për të krijuar një marrëdhënie të afërt me Ty dhe Atin Tënd, një lidhje e përjetshme që do i rezistojë të gjitha kohërave. Të lutem, eja në zemrën time dhe më ndihmo të bëj një jetë që Ty do të të pëlqente.

  1. Shih Ligjii Ripërtërirë 29:29
  2. Isaia 45:19
  3. Zbulesa 1:8
  4. Isaiah 57:15; Gjoni 14:23
  5. Isaia 44:24; Jeremiah 9:24
  6. Isaia 61:8; Fjalët e urta12:22; Psalmi 16:3
  7. Fjalët e urta 6:16-19
  8. Jeremia 29:11-12; Ligji i Përtërirë 30:9; Zbulesa 21:4–5; Ezekieli 38:23
  9. Jeremia 31:3; Isaia 41:13; Gjoni 15:15
  10. Zakaria 1:3; Isaia 54:10
  11. Gjoni 5:24