Tag Archives: Shkrime personale

  • Ndonjëherë, s’ke nevojë për ndonjë mrekulli

    Unë nuk kam lindur qytetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të fitosh të drejtën e qëndrimit aty është thjesht një proces. M’u desh të plotësoja grumbuj të mëdha formularësh, të kaloja orë të tëra në telefon me zyrtarë, të paguaja një shumë të majme, të jepja shenjat e gishtërinjve, dhe të bëja një intervistë […]

  • Rrethi i lutjes

    Zilja e telefonit tim ndërpreu xhiron time të qetë të mbrëmjes me makinë. Nga ana tjetër ishte një nga shoqet e mia të ngushta, “Maria, kam nevojë të lutesh për mua!” Kishte vetëm pak minuta kohë për të folur, por ishin mjaftueshëm për të më treguar gjërat plot stres që po ndodhnin në jetën e […]

  • Një i huaj në parking

    Po rrija në makinë brenda parkingut, duke marrë kohë për të menduar mbi ndryshimet në jetën dhe punën time. Ndihesha sikur kisha goditur ndonjë rrafshnaltë, dhe isha sinqerisht pak i shqetësuar. Papritur më doli një burrë në dritare. I shkurtër, i çrregullt, dhe me një pamje hareje pa kufi, ai më përshëndeti ngrohtë. Isha pak […]

  • Tapiceria ime

    A keni ndjerë ndonjëherë sikur jeta ju ka çuar në rrugën e gabuar, apo se gjërat thjesht nuk janë të paracaktuara të realizohen për ju? Ka qenë një periudhë kur më dukej se jeta ime nuk kishte asnjë kuptim, si fijet e koklavitura në anën e pasme të një tapicerie. Një rast i rëndë i […]

  • Çfarë Adhuroj mbi Jezusin

    Njëditëzaj, e gjeta veten të ulur në një restorant vetëm, teksa miku im u vonua. Ndërsa prisja, vendosa të shkruaja disa mendime mbi ç’do të thotë Jezusi për mua dhe ç’pëlqej më shumë tek Ai. Ja ç’shkrova: Pranimi i tij Jezusi nuk më dënon kurrë. Botëkuptimi, durimi dhe falja e tij janë unike. Edhe kur […]

  • Një identitet i ri

    Një nga filmat e mi të preferuar është klasiku i vitit 1967 Guess Who’s Coming to Dinner (Gjeje Kush Po Vjen Për Darkë). Filmi doli në një periudhë shumë të ndjeshme në historinë amerikane, kur marrëdhëniet racore ishin shumë të paqëndrueshme. U bë një hit i madh dhe veproi si një agjent i madh për […]

  • Buzëqeshja e gjyshit

    Ai ishte i shtrirë dhe i mbuluar në çarçafët e bardhë të spitalit, i lidhur me një tufë të tubash dhe telash. Kur iu afrova, mezi po e njihja, lëkura e zbehur, faqet e holla, por kur ai hapi sytë dhe më buzëqeshi, e vetmja gjë që mund të bëja ishte të hidhesha në krahët […]

  • Pasioni i të Krishterit

    Çdo vit, kur vijnë Pashkët, e gjej veten të pushtuar plotësisht nga mendimi se çfarë kaloi Jezusi për ne. Kaq shumë vuajtje, ankth dhe dhimbje kaloi Ai orët para ekzekutimit të tij mizor. Pa përmendur shqetësimin mendor duke e ditur se çfarë po vinte. Po, e dinte qëllimin pas gjithë kësaj, por gjithsesi, ishte e […]

  • Dhurata e Zotit për Mua

    Gjithmonë më kanë pëlqyer Pashkët. Ndërsa Krishtlindja është një festë gëzimi dhe emocionesh që ta shijojë e gjithë bota, madje edhe jo të krishterët, unë ndiej sikur Pashkët është një festë e asaj çka bën Jezusi për secilin prej nesh si individë. Pashkët kanë të bëjnë vetëm me marrëdhënien mes meje dhe Jezusit. Si fëmijë, […]

  • Hare Pashkësh

    Të dielën e kaluar të Pashkës, poqa një tortë limoni për një grup të vogël miqsh që mblidheshin në shtëpinë time për të lexuar historinë e Pashkëve. Ne ndiqnim së bashku vargjet në Biblat tona, duke u ndalur për të diskutuar pikat interesante që na linin mbresa, kur mbaronte leximi, bashkonim duart dhe luteshim për […]

  • Traditat e Pashkëve

    Pashkët janë një nga festimet më të rëndësishme të krishtera të vitit, që feston ringjalljen e Jezusit tri ditë pas kryqëzimit të Tij. Disa tradita të Pashkëve në vende të ndryshme mund ta kenë origjinën në besime apo zakone të tjera, por megjithatë ato janë të mbushura me kuptime, me të cilat ne identifikohemi. Në […]

  • I Dashur Plotësisht

    Kur vajza e vogël ishte foshnjë, çdo natë e vija në gjumë në shtratin e saj. Ndonjëherë ishte një punë e lehtë dhe e vogla ime e lodhur flinte brenda pak minutash; ndonjëherë ishte një përballje e fortë e kokëfortësisë së saj kundër simes. Por gjithmonë, si përfundim, ajo binte paqësisht në gjumë. (Mami fitonte!) […]