Tag Archives: Për ty me dashuri! – Nga Jezusi

  • I Vërtetë

    Unë nuk jam një trillim, pjellë e imagjinatës, apo fabul. Jam i vërtetë dhe jam çka ju nevojitet. Unë mund të të jap ngushëllim në vend të ankthit, besim në vend të frikës, paqe në vend të luftës, qetësi në vend të shqetësimit, lumturi në vend të trishtimit dhe përgjigje pyetjeve të tua. Unë mund […]

  • Pa masë

    Mos mendo kurrë se jam larg teje. Mos mendo kurrë se do të lodhem prej teje. Unë nuk të gjykoj nga sa shumë do të arrish apo sa shumë vepra të mira bën. Unë nuk të krahasoj me të tjerët. Unë shikoj zemrën tënde dhe dashurinë që ke ti për Mua dhe të tjerët. Këto […]

  • Dhurata e kohës suaj

    Krishtlindja është gjithmonë një periudhë shumë e zënë. Ke më shumë se zakonisht për të bërë. Lista e gjërave për t’u bërë, të duket e pafund, orët e ditës duken më të shkurtra se normalisht dhe tendenca për të shtyrë veten është komplekse. Duke gjetur kohë për të pushuar te Unë, për të komunikuar me […]

  • Njerëz të lumtur

    Do të më pëlqente që bota të mbushej me të qeshura të gëzueshme dhe besimtare: të hareshme, ngjitëse, festive, të qeshura të shenjta, nga ai lloj që shpërndan hare në të gjithë botën! “Lum si ai popull që është në gjendje të tillë, lum si ai popull që ka për Perëndi Zotin!”1 Më pëlqen t’i dëgjoj […]

  • Ti më intereson

    Të njoh, Të shoh dhe interesohem për ty. Më interesojnë thyerjet e tua të zemrës. Më intereson si ndihesh. Më intereson se çfarë mendon. Më interesojnë vështirësitë dhe pengesat me të cilat po përballesh. Më interesojnë fëmijët e tu. Më interesojnë pikëllimet e tua. Më intereson lufta jote me financat. Më intereson situata në shtëpinë […]

  • Falja është hyjnore

    Fuqia të falësh është pjesë e natyrës dhe esencës së Zotit, dhe kur e ushtron atë, ti i tejkalon limitet e natyrës njerëzore. Të zgjedhësh të falësh tjetrin është një nga gjërat më të vështira që njerëzit mund të bëjnë, veçanërisht nëse s’e meritojnë. Natyra njerëzore kërkon hakmarrje dhe ndëshkim, ose të paktën, dëmshpërblim. Por […]

  • Ti je i paçmueshëm për Mua

    Dashuria ime është pa kushte. Unë dhuroj dashuri pa dallim. I dhuroj dashuri atyre që s’e kanë dhe që janë të vështirë për t’u dashur. I dhuroj dashuri të trishtuarit dhe të vetmuarit. I dhuroj dashuri atyre që janë  në vështirësi dhe atyre që janë të humbur dhe të pështjelluar. Dashuria ime është e qëndrueshme, […]

  • Pse erdha në tokë?

    Kur zbrita në tokë Ditën e Krishtlindjes, nuk e bëra për të marrë pjesë në festë apo për të marrë dhurata nga miqtë. Nuk ishte pjesë e një ekskursioni shkollor, apo të fitoja një marrëveshje të mirë. Çfarë mund të kisha dashur tjetër, duke pasur tashme botën në majat e gishtërinjve të Mia? E po, […]

  • Gëzo ditën e dikujt

    Ke pasur ndonjë herë ndonjë ditë të keqe, vetëm sepse ke kaluar rrugën me dikë që ishte me humor të keq? Ndoshta, ka qenë dikush në të njëjtin autobus, apo një klient tjetër në të njëjtin dyqan, dikush të cilin normalisht as do ta vinit re, por ai një person idhnak apo i shkujdesur që […]

  • Prania ime

    Unë jam gjithmonë me ty, gati dhe i gatshëm për të ndihmuar, udhëhequr, ngushëlluar, dashur, shëruar dhe siguruar gjëra për ty. Unë dua të Më përfshish në çdo fushë të jetës tënde. Nuk ta kërkoj këtë sepse dua të të shfrytëzoj apo të të kontrolloj, por sepse të dua. Dua të të siguroj gjithçka, të […]

  • Do t’ia dal

    Nëse reflektoni mbi burrat dhe gratë e Mia të mëdha që kanë shkuar para jush, ata që përmenden në Bibël, dhe të tjerë që nga ajo kohë, do të vini re sesi secili jetoi për Mua dhe përmbushën arritje të mëdha në emrin Tim. Disa prej tyre, si ata të listuar in Hebrenjve 11, nuk […]