Grupi ynë i teatrit interpreton rregullisht një skeç dinamik bazuar në një monolog të një vepre të Shekspirit  Ashtu siç ju pëlqen, ku ai përmbledh stinët e jetëve tona në shtatë faza: foshnja qaramane, nxënësi plëngprishës, i dashuri i djegur, ushtari i ashpër, gjyqtari i mençur, burri i moshuar dhe më në fund, vdekja.

Shekspirit e mbyll aty, por Bibla premton edhe një stinë tjetër jete: jetën e përtejme. Kështu që, në vend që ta mbyllë historinë me “harresën,” si Bardoesi, ne preferojmë ta mbyllim historinë me zgjimin në parajsë, një fund vërtet i lumtur.

Kjo shfaqje më bëri të mendoja për stinët e jetës të cilat po kaloja. Ne jetojmë shumë cikle dhe sezone, qofshin ato të mëdha apo të vogla, dhe duke punuar në disa projekte tonat, na ndihmon të bëjmë një hap pas dhe të shohim si funksionojnë stinët. Në atë mënyrë, mund të dimë ku jemi në ciklin e rritjes dhe ndryshimit, de se çfarë duhet të presim tjetër. Për shembull, nëse do të kalosh një kohë të vështirë, mund të gjesh shpresë duke kuptuar se je në “dimër,” dhe se do të vijë pranvera me një jetë të re.

Në udhëtimet e mia, kam vënë re se vendet që kanë ndryshime të lehta në sezone kanë një florë dhe energji krejt ndryshe nga venet që kanë sezone shumë më të ndryshme.

Bëra një shëtitje në malet e Romanisë kohët e fundit dhe u mahnita nga jeta gjallëria e jetës aty. Lulet e fushës çelnin ngado, secila me turmën e vet të bletëve dhe pjalmuesve të tjerë që siguroheshin që të vinte brezi tjetër i luleve. Gjelbërimi konkurronte për dritën e diellit në çdo ngastër të disponueshme; madje edhe pellgjet ishin plot me fulterëz, insekte uji dhe një pafundësi çudirash uji.

Mesa duket, ata e dinë që koha e tyre s’premton dhe se së shpejti temperaturat e ftohta do të sjellin letargjinë e thellë të tokës. Gjithashtu edhe njerëzit janë të prekur. Mesa duket, ato që jetojnë në vendet tropikale janë pak më të qeta dhe punojnë më pak; natyra duket të funksionojë njësoj. Jeta gjarpëron, duke vënë përballë të kundërtat, si letargjinë dhe më pas, çeljen.

Duke zbatuar kuptimin e ndryshimeve sezonale në punën tonë mund të na ndihmojë të dimë ç’të presim tjetër. Arti i Luftës, një tekst i lashtë kinez i strategut ushtarak Sun Tzu, jep përmbledhje si ndodhin ndryshimi dhe risia  në shoqëri, biznese, kombe, dhe individë.

Paraqet fazat e zhvillimit të një ideje, projekti, risie, organizate, apo kombi, si pesë fazat apo “stinët”: metali, uji, druri, zjarri, dhe toka.

Në fazën e metalit, në fillim, ka pakënaqësi. Nevoja për ndryshim është e dukshme, por dikush duhet t’i futet punës.

Në fazën tjetër, atë të ujit, imagjinata futet në veprim. Luajmë me mundësitë dhe përpiqemi të imagjinojmë si do të ishte e ardhmja ideale. Ne hulumtojmë dhe hedhim ide derisa gjejmë më të mirën, apo më të mirat.

Në fazën e drurit, ne kemi zgjedhur idenë që duam të zbatojmë dhe fillojmë të mbledhim burimet tona. Ndërtojmë një skuadër dhe bëjmë një plan. Në këtë fazë, përpjekjet shpesh duken të hedhin hije mbi rezultatet.

Kur hyjmë në fazën e zjarrit, risia apo projekti ynë nis, ne fillojmë të digjemi. Duhet të ruajmë nxehtësinë dhe të nxisim interesin e të tjerëve, t’ua shpërndajmë edhe të tjerëve zjarrin.

Toka është faza e fundit, para se cikli të përsëritet. Sapo projekti ynë të vihet në zbatim, duhet ta bëjmë atë të qëndrueshëm dhe të sigurojmë rritje afatgjatë pa humbur interesin. Duhet ta luftojmë përkeqësimin me më shumë risi ose do të fillojmë të humbasim atë që kemi fituar.

Gjithsecili prej nesh mund të jetë në një stinë apo fazë tjetër. Kjo është një dukuri e shëndetshme. Pakënaqësia mund të të ndihmojë të gjesh drejtime të reja zhvillimi. Uji dhe idetë e reja duhen gjithmonë për t’u përmirësuar. Druri nevojitet për t’i strukturuar dhe t’i vënë në vijë idetë tona. Zjarri është një shenjë që njerëzit po arrijnë diçka dhe po japin dritë e nxehtësi. Toka nevojitet për qëndrueshmëri dhe për të ndërtuar mure mbrojtës kundër pengesave dhe problemeve të mundshme. Kur të gjitha këto janë të pranishme, ne e gjejmë veten në një vend ideal ku mund të lulëzojmë dhe të japim fryte.

Jezusi është Bariu ynë i mirë dhe e di ku janë përrenjtë e malit dhe si t’i shmangë grackat. Nëse e ndjekim, Ai do të na drejtojë në kullota dhe do të na ndihmojë të rritemi dhe të lulëzojmë pavarësisht periudhës apo stinën në të cilin ndodhemi.