Çdo ditë është e mbushur plot me gjëra për të cilat duhet të më falenderosh. Disa janë të dukshme; disa jo; disa janë spektakolare, të tjerat janë të mbuluara dhe duken si dukuri të zakonshme ose edhe si probleme. Megjithatë, çdo gjë që ju del në rrugën tuaj të jetës, duhet të pritet me lavdërim dhe falenderim. Siç shkroi edhe apostulli Pal, “Për çdo gjë, duhet të falenderoni; sepse i tillë është vullneti i Zotit.” 1

Mund të më falenderoni për çdo situatë, sepse Unë mund të sjell të mira nga çdo situatë. 2 Edhe kur e ardhmja duket e zymtë, ju mund të më falenderoni, sepse Unë e kam atë nën kontroll. Dhe ngaqë ju dua dhe kujdesem për ju, të jeni të sigurt se çdo gjë që ju sjell jeta është në përputhje me planin Tim.

Sa më shumë ta shihni dorën Time në gjithçka që ndodh dhe më falenderoni, aq më shumë frymëzim, gëzim dhe pasion do të gjeni në jetë. Do ta shihni në punën tuaj, në marëdhëniet me të tjerët dhe në mënyrën se si reagoni ndaj rrethanave apo ngjarjeve të caktuara. Do ta shihni në sjelljen tuaj, në vendimet tuaja dhe në veprimet tuaja. Do të jeni më pozitivë, më aktivë dhe më produktivë. Do të jeni më të lumtur dhe do t’i bëni edhe të tjerët më të lumtur.

  1. 1 Thesalonikasve 5:18
  2. Shih Romakëve 8:28.