U thashë dishepujve të Mi se çdo qime floku në kokën e tyre ishte numëruar dhe se asnjë harabel nuk bie në tokë pa e ditur Ati Im. U thashë se ata nuk kanë nevojë të shqetësohen për nevojat materiale, nëse kanë besim te Unë dhe më ndjekin, Unë do të sigurohem që nevojat e tyre të përmbushen. 1

Kjo mbase, s’duket realiste në botën e sotme materialiste, ku ndjekja e parave duket më e rëndësishme se kurrë më parë. Kohët kanë ndryshuar, por premtimet e Mia jo. Janë po aq të palëkundura tani sa ishin 2 000 vite më parë. Kërko fillimisht mbretërinë e Zotit dhe binduni Fjalës Sime me më të mirën tuaj, dhe Ati im do t’ju sigurojë gjithçka për të cilën keni nevojë. 1

Kur më doni dhe përpiqeni të ndiqni shembullin Tim të dashurisë dhe përkujdesjes për të tjerët, Zoti do të kujdeset për ju. Kjo s’do të thotë se mund të presësh një jetë luksi dhe lehtësirash. Kohët e vështira janë gjithashtu pjesë e planit qiellor të Atit për të formësuar karakterin tonë. Dhe siç një baba i tokës nuk i jep fëmijëve të tij automatikisht ç’dëshirojnë, Ati im nuk ju jep domosdomërisht atë që ju dëshironi. Ai ju jep atë për të cilën keni nevojë dhe atë që Ai e di se është më e mira për ju, jo vetëm më e mira për trupin tuaj, por edhe më e rëndësishmja për shpirtin tuaj të pavdekshëm.

  1. Shih Mateu 6:33.