Sipas legjendës, ka qenë dikur një kishë që kishte një kryemurg shumë bujar. Asnjë lypës nuk ishte dëbuar ndonjëherë, dhe ai i jepte gjithçka që mundej nevojtarëve. Gjëja e çuditshme është se sa më shumë jepte, aq më shumë dukej se pasurohej kisha.

Kur kryemurgu plak vdiq, u zëvendësia me një të ri, i cili kishte një natyrë krejtësisht tjetër. Një ditë një burrë i moshuar erdhi në manastir, duke thënë se kishte qëndruar aty disa vite më parë dhe se po kërkonte përsëri strehim.

“Manastiri nuk u jep dot të huajve siç u jepte dikur, kur ishim të pasur,” tha kryemurgu. “Ditët e sotme askush nuk dhuron për punën tonë.”

“E po,” tha i huaji, “mendoj se ka ndodhur pasi ti i dëbove të dy vëllezërit nga manastiri.”

“S’besoj ta kem bërë ndonjëherë këtë,” tha kryemurgu i habitur.

“Po, e ke bërë” erdhi përgjigjja. “Ishin binjakë. Njëri quhej ‘Jepu të tjerëve’ ndërsa tjetri, ‘Do të të jepet.’ 1 Ti dëbove ‘Jepu të tjerëve,’ kështu që, edhe vëllai i tij vendosi të largohej.”

* * *

Falas morët, falas jepni. —  Jezusi, Mateu 10:8

Besoj se besimi dhe durimi ecin krah për krah. Kur fal dhe i  beson Zotit, i fal gëzim jetës tënde. Dhe kur i beson Zotit, mund të jesh më i duruar. Durimi s’ka të bëjë me pritjen për diçka, ka të bëjë me mënyrën si pret ose me qëndrimin tënd ndërkohë që pret. — Joyce Meyer (b. 1943)

Jam e vendosur të jem e gëzuar dhe e lumtur në çfarëdo lloj situate që mund të përballem. Pasi kam mësuar se pjesa më e madhe e mjerimit apo lumturisë tonë përcaktohet jo nga rrethanat, por nga gatishmëria jonë. — Martha Washington (1731–1802)

Sa më shumë jep, aq më shumë të jepet, sepse Zoti është dhënësi më i madh i universit dhe ai nuk do të lejojë që të japësh më shumë se Ai. Forca provoje. Shiko ç’do të ndodhë. — Randy Alcorn (b. 1954)

Në gjithë këto vite që i shërbej Zotit tim, kam zbuluar një të vërtetë që nuk më ka lënë kurrë në baltë dhe nuk kam pasur kurrë nevojë për kompromise. Ajo e vërtetë është përtej mbretërisë së mundësive që njeriu ka aftësinë të japë më shumë se Zoti. Edhe po i thashë të gjithë vlerën time Atij, Ai do të gjejë një mënyrë për të më kthyer shumë më shumë nga ç’kam dhënë. — Charles Spurgeon (1834–1892)

  1. Shih Luka 6:38.