Thuhet se jeta jonë varet nga katër vendime kryesore që na shtyjnë ne të bëhemi ata që jemi: karriera që zgjedhim, njeriu që martohemi, miqtë që zëmë, dhe në çfarë besojmë. Do të thoja se në çfarë besojmë është më e rëndësishmja nga të katërta, duke qenë se kjo do të ndikonte shumë se çfarë ndodh me tre të tjerat.

Me shumë gjasa, secili prej nesh ka ndonjë histori të momenteve të rëndësishme të cilat na kanë ndihmuar t’i japim formë sistemit tonë të besimit. Këto përvoja janë pjesë e asaj që njihet si dëshmia jonë. Historia jonë e jetës shprehet me volume. I tregon dëgjuesit nëse na ka ndodhur, më pas, kjo mund të funksionojë edhe për ta. Ju mund të lexoni si e tregoi Pauli historinë në Aktin 22. Ndoshta historia juaj është ende duke u zhvilluar. Ja ku është e imja:

Isha 19 vjeç kur vendosa ta kaloja verën në fermën e braktisur të familjes sime në mes të jetës së egër të Pensilvanisë në Amerikë. E cila, thuajse nuk  mund të quhej më, fermë. Kishin mbetur vetëm muret e disa ndërtesave. Dyzet vite më parë, ishte një fermë aktive për babin tim dhe familjen e tij me shtatë vëllezër dhe motra poterexhinj, por një traktor që po kontrollonte zonën për miniera u ndesh me një rrip karburanti që shpërtheu, e bëri shtëpinë shkrumb e hi. Askush nuk e mori përsipër të ndërtonte përsëri shtëpinë, dhe pronat përreth u rikthyen në gjendjen natyrore, në mjedis të egër. Larg nga gjithçka dhe gjithkush, ishte vendi i përkryer larg shpërqendrimeve për të planifikuar rrugën drejt së ardhmes. Mosha nëntëmbëdhjetë vjeçare është një moshë kyçe dhe një kohë shumë marrin vendime të rëndësishme udhëkryqesh, dhe kështu ishte edhe për mua.

Unë dhe qeni im jetuam për gjashtë javë me radhë, në thjeshtësi të plotë. Duke bërë shëtitje të gjata në pyll, duke notuar në lumë, duke medituar, dhe duke shkruar poezi. Ushqehesha me luleshtrydhe të egra, drithëra dhe sojë. E quajta këtë vend “Përgjithmonë Fusha Luleshtrydhesh” sipas këngës së njohur të Beatles-ave që idealizuan një botë të përjetshme idilike, që unë shpresoja ta gjeja në këtë thjeshtësi natyrore.

Në atë kohë, përpiqesha ta shprehja veten duke shkruar në stilin e “përroi të ndërgjegjes”, dhe fotografitë e mia ishin njësoj pështjelluese. Unë dhe disa miq kishim organizuar një ekspozitë me “artin” tonë, të cilin ne e kishim pagëzuar me emrin “Çudizmi” me shpresat të fillonim një lëvizje të re arti. Megjithatë, zgjati pak në kohë, pasi e gjetëm ekspozitën tonë në plehra mëngjesin tjetër. Portieri e kishte ngatërruar atë me mbeturinat.

Në këtë periudhë, në jetën time, merrja me raste LSD dhe marijuanë, dhe po më bënte shumë keq, duke më dhënë një ndjesi të shtrembëruar të realitetit. E gjithë kjo ndodhi në sfond të viteve të trazuara ’70, me Luftën e Vietnamit, rebelimet e pakicave, luftës për të drejtat civile, dhe një komb që kërkonte të rinjtë e ngatërruar mes këtij lëmshi. Dëshiroja të krijoja një jetë të thjesht për t’u rilidhur me natyrën dhe të përpiqesha të gjeja rrënjët e mia shpirtërore.

Mendova se ndoshta mund ta gjeja në artin Zen të gjuajtjes me shigjetë. Isha i mahnitur nga gjithë mjeshtrit e mëdhenj, për të cilët kisha lexuar, të cilët hidhnin shigjetën dhe gjuanin në qendrën e shënjestrës, më pas, me shigjetën e dytë ndanin në mes shigjetën e parë. U përpoqa gjithnjë e më shumë të gjuaja qendrën e shënjestrës, por e kaloja pjesën më të madhe të kohës sime duke kërkuar shigjetat. Ma mori mendja se të më duhej një kohë shumë e gjatë për ta mjeshtëruar këtë art. Tani e di pse mjeshtrit pikturoheshin gjithmonë me mjekër të gjatë dhe pa flokë, atyre i duhej shumë kohë të mësonin të gjuanin drejt. Por unë e kisha me nxitim të gjeja iluminizmin.

Dëshiroja të gjeja një “vend” dhe një komunitet, ndryshe nga parajsa e “mos-ekzistencës” që premtonin disa besime. Ndaj, edhe pse gjeta paqe nga jeta si gjysmë-vetmitar, kuptova se paqja që gjeta në natyrë ishte vetëm e përkohshme. Duhet të gjeja një paqe që zgjaste në kohë, kur përballesha me realitetet e ashpra të jetës së përditshme, një paqe që nuk varej nga rrethanat e jashtme, nga dikush apo diçka që mund të përmbante valët e stuhishme të jetës. Kisha shkuar në kishë herë pas here dhe isha një besimtar sa për emër, por nuk kisha një pranim të sinqertë të çfarë përfaqësonte Krishterimi apo se si zbatohej tek unë.

Më pas, motra ime më foli për Jezusin. Zbulova se Jezusi ishte shumë më shumë se vetëm tradita dhe rituale. Ai ishte njeriu që jetoi “jetën e thjeshtë”, duke shkuar ngado për të bërë mirë. Ai nuk fliste vetëm për dashuri, por dha jetën e Tij për të. Në kontekstin e asaj kohe, Ai ishte “fëmija i përsosur i luleve” pa zhgënjimet e drogave dhe probleme emocionale që unë kisha përjetuar. E ftova Atë në zemrën time, dhe aty u mboll një farë, që vazhdonte të rritej, kur e ujisja me Fjalën e Tij, me lutje, dhe ndaja besimin tim me të tjerët.

Disa muaj më vonë, kur isha me pushime në Kanada, u futa në liqen dhe preva këmbët në shkëmbinjtë e mprehtë në cekëtinë. Kur isha shtrirë në buzë të lumit, duke u përpjekur të kuroja plagët e mia, pashë qiellin e bruztë. Të qenit pranë marrjes së një vendi që të ndryshon jetën, pyeta veten nëse ky incident kishte ndonjë kuptim për mua, kështu që i kërkova Zotit të fliste me mua për atë çka ndodhi.

Përgjigjja nuk erdhi përmes fjalëve, por përmes asaj që Bibla e quan “një shushuritje e ëmbël” 1 për zemrën. Tha, Kërce përtej, ose qëndro buzë lumi. Por nëse vendos të futesh, do të pritesh. E dija që kjo do të thoshte se do të vazhdoja ta merrja vendimin tim me guxim, duke bërë çfarë dija se ishte e drejtë dhe duke mos e vrarë mendjen për pasojat.

E bëra hapin dhe vendosa t’ia përkushtoja jetën time shërbimit të Zotit në shumë mënyra dhe në shumë toka, dhe ja ku jam, rreth 40 vite më vonë, i lumtur që e bëra. Fjala e urtë thotë, “Zoti do të jetë pranë teje dhe do të pengojë që këmba jote të kapet në ndonjë lak. 2 Ai e ka bërë padyshim këtë, madje, shumë herë në jetën time.

Te Jezusi gjeta paqen mendore që po kërkoja. Jo duke ia mbathur nga bota, por duke qenë brenda botës, por edhe pse jo tërësisht nga bota. Sigurisht, ne ndonjëherë kemi nevojë për qetësi dhe të largohemi nga gjithçka, madje edhe Jezusit iu desh të largohej nga turma për të ndenjur vetëm dhe për të biseduar me Atin e Tij. Por ne nuk  duhet të harrojmë që ka një botë aty jashtë, që ka nevojë për atë paqe qe ne e marrim vetëm nga Ai, paqen që i tejkalon të gjithë botëkuptimet. 3

Kur shoh pas në udhëkryqet e vendimmarrjes, mund të them që nuk kam pengje. Jezusi është e vërteta dhe rruga drejt jetës. Ai më ka çuar drejt kullotave të gjelbra, pranë ujërave të qarta dhe të qëndrueshme të maleve. 4

* * *

Do edhe ti ta njohësh Jezusin? Ai të do dhe dëshiron të kalojë përjetësinë me ty, nëse thjesht e fton pranë teje.

I dashur Jezus, të lutem, eja në jetën time dhe më jep paqen, vendosmërinë dhe harenë tënde. Më fal për gjërat e gabuara që kam bërë. Më ndihmo të qëndroj gjithmonë pranë teje. Amen.

  1. 1 i Mbretërve 19:12
  2. Fjalët e urta 3:26
  3. Shih Filipianëve 4:7.
  4. Shih Psalmet 23:2.