Kur më pushton ndjesia e lodhjes, ngaqë kam shumë punë, më ndihmon që të ndaloj herë pas here për disa minuta dhe ta lejoj mendjen dhe zemrën time të qetësohen.

Ndonjëherë, dal jashtë në ballkon, ose ulem në karrigen time afër dyerve të mëdha prej xhami dhe çlodh sytë duke parë bukuritë që mbushin pamjen përballë. Nga këndi im i vrojtimit, kam një pamje plot pemë dhe fusha të gjelbëruara, pas të cilave ngrihen malet në distancë. Grumbujt e dendur të pemëve kanë një ngjyrë të gjelbër të thellë, e cila të qetëson kur e shikon.

Ma merr mendja se zogjtë ndajnë të njëjtin mendim me mua, pasi shtëpia rreth e rrotull gëlon nga zogj të llojeve, përmasave dhe ngjyrave të ndryshme. Të preferuarit e mi janë zogjtë e verdhë e të ndritshëm.

Ata nuk janë të bukur vetëm për t’u parë, por gjithashtu këndojnë plot hare.

Për sa kohë përqendrohem në bukuritë e largëta, është pothuajse e pamundur të mos ndihesh e frymëzuar. Për fat të keq, si jeta, nuk është gjithçka e përsosur kur përqendrohem më nga afër. Kabllot e rënda, gri dhe të zeza e prishin skenën e bukur vetëm disa metra larg ballkonit, si vija të shëmtuara që shkatërrojnë një tablo të bukur. Përpiqen të kapin vëmendjen time, sikur përpiqen të shëmtojnë bukurinë e kësaj dhurate të përsosur. Poshtë matanë rrugicës, një shtëpi e vogël ka mbi të një antenë të madhe satelitore, një shtyllë të vjetër e të papërdorur, drite, prej betoni, të cilës i mungon pjesa e sipërme dhe qëndron skiç në mes të skenës dhe shufrat e ndryshkura që dalin nga të gjitha anët. Duket se nuk shërben për gjë, përveçse të ndërhyjë në ngjyrat dhe dizajnin e natyrës.

Po përpiqesha të çlodhesha gjatë një prej këtyre pushimeve, por në vend të kësaj, e gjeta veten duke menduar më shumë për mangësitë e kësaj skene thuajse të bukur, kur Zoti nisi të më qortojë në mënyrën e Tij të veçantë përmes një skeçi të vogël, me krijesat e Tij si interpretues kryesorë. Teksa e shihja, u shuan nga shtesat më pak se frymëzuese në panoramën para meje, zogu im i preferuar i verdhë zbriti mbi tela vetëm pak metra në buzë të ballkonit dhe filloi të më këndonte një melodi të shkurtër, sipas zgjedhjes së tij.

Papritur, ato tela e humbën shëmtinë e tyre, sepse më lindi ideja se po të mos kishte qenë për to, ky inkurajues i vogël engjëllor nuk do të më kishte kënduar kurrë. Teksa fillova të çlodhesha, një çift zogjsh rrëzëllitës u ulën mbi antenën satelitore. Dukeshin aq rehat dhe në paqe, saqë qëndruan atje për një kohë të gjatë, duke më dhënë mundësinë të shijoja ndërveprimet e tyre të vogla me njëri-tjetrin. Dukeshin se komunikonin plot entuziazëm, saqë unë pothuajse i imagjinoja duke diskutuar ngjarjet e ditës. Përqendrimi im dhe kënaqësia që ndieja teksa i shihja, e zbehte shëmtinë e antenës, teksa kthehej në skenë për antrakt të gëzueshëm.

Më pas, u shpalos ngjarja kurorëzuese teksa retë e errëta filluan të përhapeshin. Prita që shfaqja e vogël të mbaronte, por isha gati të shihja që sapo kishte filluar. Sapo shiu filloi të binte, një rresht i tërë kori dallëndyshesh dhe harabelash të shoqëruar nga inkurajuesi im i verdhë dhe disa zogj të kuq filluan të grumbulloheshin përgjatë telave të zeza. Ata po bisedonin të lumtur në shi, duke e larë atë nga pluhuri dhe papastërtia e jetës, teksa ata luanin gazplotë dhe pikseshin si një grup kalamajsh të vegjël që po luajnë në një pellg uji.

Rrebeshi zgjati vetëm disa minuta. Ndërsa dielli filloi të dilte përsëri nga prapa reve të zeza, pashë pamjen time të veçantë siç nuk e kisha parë kurrë më parë. Më mësoi se gjithçka që ne përballemi në jetë, veçanërisht në periudha afatshkurtër dhe në kohë të zëna, mund të duket kaq e shëmtuar dhe duket sikur do të prishë këndvështrimin tonë për ëndrrat dhe shpresat e së ardhmes më të largët. Por kaq shumë mund të ndryshojë, nëse e lejojmë Zotin të na tregojë se si ato gjëra në dukje të shëmtuara na dalin përballë në moment munden ndonjëherë të jenë rrugë për bekimet, bukurinë dhe përulësinë që Ai dëshiron të sjellë në jetën tonë. Nëse do të mbanim mend vetëm që ata janë sfondi i skenës, në të cilën Ai mund të japë thesaret e Tij më të çmuara të gëzimit dhe shpresës, si dhe kujtimin se ka bukuri në gjithçka që Ai vendos para nesh.