“Mari-i-i-i-ii!” Kumbon në shtëpi zëri i stresuar i bashkëshortit tim Ivo. “Ku the se ishte këmisha ime jeshile?””E ke në dollap, në të majtë, midis këmishës së bardhë dhe xhaketës”

“Nuk e gjej dot!”

Ndjek zërin e tij nga kati i sipërm deri në dhomën tonë.

“Jam vonë, këmisha nuk është aty ku ti the”

“Mos u streso. E gjej unë”

Futa kokën në dollap për një moment, nxorra varësen me këmishën e tij jeshile.”Ku ishte?”“Atje ku të thashë se ishte. Nuk do e kesh vënë re!”

Kam kaluar eksperienca të tilla të panumërta gjatë 30 viteve martesë. Para se të martohesha, e dija se bashkëshorti im i ardhshëm ishte ndryshe nga unë por mendova se do të isha e aftë ta ndryshoja. Kur nuk e arrita këtë, u zhgënjeva.

Edhe pse besoj ende në magjinë e dashurisë dhe fuqinë e saj për të na ndryshuar dhe transformuar, kam kuptuar se Zoti i ka bërë gjërat në mënyrë të atillë që të mos jemi krijesa identike por plotësuese.

Aftësia për të plotësuar njëri tjetrin i ka rrënjët te pranimi, respekti reciprok dhe vlerësimi i dallimeve tona. Nuk është befasuese se nga studime mbi prishjen e marrëdhënieve, tregojnë se shpesh, shkaku kryesor është mungesa e komunikimit.

Po ju jap pesë tregues që më kanë ndihmuar të luaj rolin tim në funksionimin e martesës sonë:

1. T’i  përsëris vetes të gjitha cilësitë e bashkëshortit tim të cilat më bënë të bija në dashuri me të.” 1

2. Të pranoj të metat e mia më ndihmon të mos shqetësohem shumë për të tijat. “Lër atë  që nuk ka mëkatuar kurrë të hedhë gurin i pari” 1

3. Të falësh sa më shumë të jetë e mundur. “Jini të sjellshëm me njëri tjetrin, zemërgjerë, falni njëri tjetrin siç Zoti ju fali juve.” 2

4. Të ruash një sens të mirë humori. Këshilltari i martesës Mark Gungor komenton, “Ju ka ndodhur ndonjeherë të ecni afër një pasqyre dhe të trembeni nga ajo që shihni? Martesa është një pasqyrë. Duke jetuar kaq afër me një tjetër qënie njerëzore ti fillon të krijosh një ide se si dukesh në të vërtetë dhe ku ke nevojë të korrigjohesh dhe të ndryshosh.”

5. T’i kërkoj Jezusit më tepër nga dashuria e tij kur gjërat vështirësohen. “Dashuria duron gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka, përballon gjithçka 3 “Dashuria do të mbulojë një mori mëkatesh” 4

  1. Gjoni 8:7
  2. Efesianëve 4:32
  3. 1 Korintasve 13:7
  4. 1 Pjetrit 4:8