“Por fryti i shpirtit është dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirësia, besimi, dashamirësia, butësia, vetëkontrolli. Kundër këtyre, nuk ka ligj”. 1

Jezusi na premtoi paqe. “Paqen po e lë me ju, Paqen Time po jua jap juve; nuk jua jap siç jua jep bota. Mos e lejoni zemrën tuaj të shqetësohet, as të frikësohet.” 2 Ashtu si Jezusi qetësoi stuhinë e detit, kur dishepujt e Tij menduan se anija e tyre po zhytej dhe ata do të mbyteshin, 3 Ai mund të qetësojë stuhitë e jetës suaj dhe t’ju japë paqe të brendshme. Kjo fillon duke u drejtuar tek Ai që me shenjën e parë të shqetësimit. “Mos jini të shqetësuar për asgjë, por në çdo situatë, me lutje dhe përgjërime, me falenderim, paraqitini kërkesat tuaja Zotit. Dhe paqja e Zotit, e cila ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.” 4

Mbreti David i mësoi këto parime dhe i praktikoi tek Psalmet e tij, shumë prej të cilave ishin në fakt lutje. Ai fillonte duke i renditur problemet Zotit, gjë e cila në mënyrë të pashmangshme i kujtonte mirësinë dhe fuqinë e Tij. Dhe si rrjedhojë zemra dhe mendja e tij gjenin paqe, e cila e bëri të mbetej i palëkundur në besimin e tij, derisa kushtet dhe koha të ishte gati që Zoti ta ndihmonte për t’i lënë ato probleme mbrapa.

  1. Galatasve 5:22–23
  2. Gjoni 14:27
  3. Shih Mark 4:35-41
  4. Filipianët 4:6-7