Unë mund t’ju jap paqe që tejkalon çdo zgjuarsi, 1 që qetëson stuhitë, që kapërcen stresin dhe shqetësimin. Stuhitë mund të vijnë dhe dallgët mund të shtohen, mund të përplasin apo të rrethojnë nga të gjitha anët, por nuk do të mbytesh, sepse Unë jam Mjeshtri i detit dhe e kam çdo gjë nën kontroll.

Do të vazhdoj të jem me ju, gjithmonënë kodra, përgjatë lumenjve, mbi male, midis fushave dhe livadheve, në shi, diell dhe erë, në të nxehtë e në të ftohtë. Në çdo lloj situate do t’ju dua, do t’ju mbaj në krahët e Mi dhe do t’ju ndihmoj. Dhe ju do të mësoni, do të rriteni dhe do të përjetoni gjëra të reja, gjëra të mëdha, gjëra që do t’ju transformojnë. Ju do të më njihni Mua në mënyrë intime dhe personale. Dhe ju do të zbuloni dhe do të vlerësoni dhuratat që kam për jusa të bollshme, sa perfekte dhe sa të qëndrueshme që janë.

Çlodhuni tek Unë. Mbështetuni tek Unë. Merreni çdo ditë dhe çdo sfidë siç vjen, hap pas hapi, moment pas moment dhe Unë do t’ju jap atë çfarë ju duhet në çdo rast.

  1. Shiko Filipianët 4:7