“Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fry nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua. Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron me mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.” 1

Këto vargje po dëshmojnë se janë shumë të vërteta në jetën time. Kur unë bëj përpjekje për ta vendosur Jezusin në vend të parë, në jetën time, më bien mundësitë në prehër dhe hapen dyert për të ndarë besimin tim me të tjerët, shpesh herët, teksa po bëj rutinën time të përditshme, po ashtu ede teksa udhëtoj me transportin publik.

Në një udhëtim të tillë, teksa i afrohesha stacionit të autobusit, e cila po gëlonte nga njerëzit, vura re dy burra që dukej se ishin të dehur. Një nga burrat po mbante në dorë një qese plastike të mbushura me kanoçe birrash. Ata dukeshin të zhurmshëm dhe të padurueshëm, dhe reagimi im i parë ishte të mbaja distancë prej tyre, pasi nuk desha të isha e bezdisshme.

Por më pas, ndjeva shtysën e lehtë të Zotit: “Folu atyre!” Mendova sa shpejt i gjykova ata nga pamja dhe sjellja e tyre. Bibla thotë, “Njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën.” 2 Jezusit nuk i intereson çfarë statusi shoqëror apo etikete kishin ata kur Ai zgjodhi t’u jepte atyre dashuri dhe vëmendje. Madje, u akuzua të ishte pijanec dhe e akuzuan se u bashkua me njerëzit e gabuar. Ai zgjodhi dashurinë në vend të reputacionit dhe rehatisë.

Po luftoja me dyshimet, nëse duhet të ndiqja shtysën e Zotit, por vendosa ta provoja një herë. I dhashë secilit prej tyre një pamflete ungjilli dhe u thashë që shpresoja që kjo do t’ua përmirësonte ditën. Burri me kanoçet e birrës më tha se kishte pasur shumë përvoja të këqija me të krishterët, që flisnin për dashurinë e Jezusit, por ishin shpërfillës. “S’dua fare të kem të bëj me ta!” shtoi ai.

Teksa gjithnjë e më shumë njerëz filluan të mbushnin stacionin e autobusit, ata në qetësi dëgjuan bisedën tonë ndryshe nga e zakonshmja mbi shpëtimin.

Më në fund, ai më i pasjellshmi nga të dy buzëqeshi dhe tha me zë të lartë dhe të qartë, “Do ta pranoj Jezusin, po u futa në pantallonat e tua!” Kuptova se ishte thjesht një tentativë për të skandalizuar dhe për të vënë në siklet një besimtare, dhe unë kisha të drejtë, para se të kisha mundësinë të përgjigjesha, ai shtoi me një psherëtimë, “Ose mund të më japësh thjesht pak ushqim!”

“Kur qe hera e fundit që hëngre?” e pyeta.

“Kam dy ditë që s’kam ngrënë gjë,” ishte përgjigjja e tij. Ra heshtje. I kërkova Zotit të më tregonte si të veproja. E dija që kjo ishte mundësia e Tij për të arritur te ky njeri i humbur, për t’i treguar atij se Ai e do vërtet.

“Në rregull,” u përgjigja. “Unë do të gatuaj makarona sonte për familjen time. Mund të takohemi këtu për të të dhënë një vakt të ngrohtë në darkë.” Ai i lumtur ra dakord për një orar takimi, dhe me këtë veprim, qëndrimi i tij ndryshoi nga përbuzës në të sjellshëm.

Nuk kisha më kohë, pasi autobusi do të vinte nga çasti në çast, kështu që ndieva udhëzimin e Zotit dhe i thashë që do të lutesha për të.

Në përgjigje, miku i tij i pirë, i cili kishte qenë më i sjellshmi nga të dy, nisi të bërtiste i inatosur. “Si do ta ndihmojë Jezusi atë?!”

Por burri me të cilin po flisja e ndërpreu, duke i thënë, “Respektoje lutjen, o njeri! Ajo do të lutet për mua!”

I vendosa dorën në shpatull dhe të dy, përkulëm kokat para një turme që po na vështronte, teksa unë lutesha për shpëtimin e tij, që ai të kuptonte sa shumë e do Jezusi, dhe për shpëtimin e tij nga alkoolizmi.

Ai u prek dhe tha me një zë të mbytur, “Pata një ndjesi të ngrohtë në zemër, kur u lute. S’e kisha ndier këtë kurrë më parë!”

Autobusi arriti dhe unë hipa. “Faleminderit!” tha ai, teksa u ndamë.

Kur gatova darkën atë mbrëmje, bëra ushqim për dy veta më tepër, e paketova bashkë me takëm plastik dhe peceta.

Po vrisja mendjen nëse burri do të vinte vërtet në orën e caktuar, dhe ai erdhi, tashmë esëll. Ne qëndruam në stacionin e zbrazët të autobusit dhe folëm pak më gjatë për fuqinë shëruese të Jezusit. Teksa i dhashë ushqimin, i thashë që vura mjaftueshëm për dy persona. “Faleminderit!” tha ai. “Shoku im i dhomës është gjithashtu i uritur dhe po planifikoja ta ndaja këtë vakt me të!”

“Kurrë më parë, s’ka bërë njeri diçka të tillë për mua!” tha ai.

U frymëzova aq shumë me rezultatin që pati të tregohesha e gatshme të ndihmoja, kur Jezusi më kërkoi të dilja nga zona ime e rehatisë për të dëshmuar dhe treguar dashurinë e Tij këtij burri, edhe pse qe e vështirë në fillim, për shkak të shikuesve. Më bëri të guxoja të isha një palaço për Krishtin, 3 pavarësisht çfarë më kërkon Ai, apo sa e vështirë mund të jetë fillimisht. Teksa sfida vazhdon, “Unë jam një palaço për Zotin. Palaçoja e kujt je ti?”

  1. Gjoni 15:4–5
  2. 1 i Samuelit 16:7
  3. Shih 1 e Korintasve 4:10.