Ka a njerëz që i pëlqejmë më shumë se të tjerët; dhe duhet ta pranojmë se disa njerëz na pëlqejnë më shumë se disa të tjerë.

Kur punoja si infermiere në urgjencën e një spitali në Reykjavik, Islandë, kisha shumë besim në vetvete dhe më dukej sikur mund të merresha me pothuajse çdo lloj situate. Më pëlqente aksioni, sulmi i adrenalinës dhe gjithmonë dilja vullnetare për rastet më të vështira.

Na ndodhte të kishim të njejtët pacientë herë pas here–alkoolistë, abuzues me drogën, endacakë. Unë isha e re dhe nuk i kisha problem. Disa prej tyre ishin vërtetë djem të mirë, gazmorë e të vetmuar që kishin nevojë thjesht për një shtrat të ngrohtë dhe ndiheshin shumë keq që po shkatërronin jetët e tyre. Ata zakonisht silleshin në mënyrën më të mirë të mundshme nëse trajtoheshin me mirësi dhe respekt.

Gjatë një turni nate, mjekët e urgjencës sollën një burrë të dehur i cili bënte shumë rezistencë dhe nuk pranonte të kurohej. Ama ishte shumë i sëmurë, me ujë në mushkëri. Nuk  kishte pirë ilaçet e zemrës dhe sasia e oksigjenit në mushkëri ishte e ulët. Ai bërtiste dhe mjekët po debatonin me të dhe i kërkonin të qetësohej.

“Do të merrem unë me të” I thashë infermieres tjetër që ishte në detyrë.

Mora të gjita pajisjet e duhura dhe shkova në dhomën e traumës ku ndodheshin ai dhe dy mjekët e urgjencës. Kur më pa, më hodhi një vështrim të tmerrshëm dhe nisi të më shante. Ngriva. U thashë se kisha harruar diçka dhe do të kthehesha sërish. Zemra po më rrihte fort ndërsa mbyllja derën pas meje dhe vura re që u frikësova shumë. Ai njeri dukej si të ishte i çmendur dhe mund të më bënte keq! Dukej i fuqishëm dhe më i ri se shumica e pacientëve që vinin në urgjencë në gjëndjen e tij. Çfarë të bëja?

Pasi qëndrova pak sekonda në dhomën e mjekimit, duke u shtirur se po merrja diçka, i kërkova Zotit të më tregonte se çfarë Ai shikonte tek ky njeri. Ishte hera e parë që bëra atë lutje.

Gjatë kurseve të kalërimit kur isha e vogel, kisha mësuar se sa më shpejt të ktheheshe mbi një kalë pasi të ka hedhur, aq më tepër kali do të mendonte se ti nuk kishe frikë nga ai. Mora frymë thellë dhe u ktheva menjëherë në dhomen e urgjencës.

Duke ecur në dhomë i dhashë dorën, u prezantova duke buzëqeshur dhe fillova t’i shpjegoj se çfarë do të bëja. “Më duhet të të vendos në serum tani”. I gjeta venat në krah dhe vendosa shiringën duke thëne shprehjen e zakonshme  “Do të ndjesh një shpim të lehtë” e me rradhë sikur të ishte hera e parë që e bënte. Pacienti ishte i qetë, ndaj pas pothuajse një minut u thashë ndihmësmjekëve se do të isha në rregull vetëm dhe ata u larguan.

Ndërsa i masja pulsin, më pyeti papritur, “Përse nuk ke frikë nga unë?”

Unë buzëqesha dhe i thashë, “Më fal, duhet të kem?”

“Jo, sigurisht që jo” u përgjigj menjëherë. “Vetëm seeee…., shumica e infermiereve kanë”

Ai e kaloi natën në dhomën e traumës, ku i dhashë gjithë mjekimet, lëngjet dhe kripërat që i nevojiteshin të referuara nga analizat e gjakut, dhe rezultoi se ishte një rast mjaft i thjeshtë.

Kur erdhi turni i mëngjesit, pashë menaxherin e departamentit të fliste me rojet e sigurisë, duke i pyetur me nervozizëm se përse nuk po mbikqyrnin dhomën e këtij pacienti. Pastaj më pa dhe më pyeti: “Ishe aty brenda me dyer mbyllur dhe pa roje?”

Rezultoi se ky njeri ishte etiketuar si pacient i rrezikshëm pasi kishte sulmuar me thikë infermiere në pavionin e zemrës në katin e sipërm. Ai raport nuk ishte hedhur në sistemin kompjuterik. U thashë se ai ishte shumë mirë dhe nuk po bënte veprime të rrezikshme për momentin.

Natën e nesërme degjova se ishte larguar pas nja dy orësh, me sa duket ishte kthyer në formën e tij nervozuese dhe kërcënuese, e dhimbshme për tu thënë. Çdokush tjetër dukej se ishte i lumtur për largimin e tij.

Por, çfare lidhje ka e gjithë kjo me titullin e historisë sime?

Që nga ajo eksperiencë, e kam përdorur mjaft shpesh ate lutje sa herë që e shoh veten të paaftë për të fshehur atë që ndjej për njerëzit. Duket sikur nxjerr në pah më të mirën nga vetja dhe nga ta. Unë lutesha, “Më ndihmo të toleroj kështu dhe ashtu”, por kjo thjesht i bëri ata të durueshëm. Tani, kur jam gati të mendoj se nuk e duroj dot dikë, lutem, “më trego çfare Ti pëlqen tek ta” dhe funksionon shumë më mirë.

Tani jam drejtoreshë departamenti  në një institucion përkujdesi shëndetësor, dhe dua t‘i  trajtoj në mënyrë të barabartë dhe me dashuri gjithë stafin dhe pacientët. Normalisht, me disa prej tyre kaloj më mirë, por Jezusi i do të gjithë ata dhe e di se çfare ka të veçantë secili prej tyre. Kur i kërkoj të më ndihmojë ta shoh dhe une atë, Ai e tregon hapur.