Një ditë kur isha nëntë vjeçe, unë dhe vëllai im i madh shkuan për të notuar. Unë nuk kisha mësuar ende të notoja siç duhet dhe dija vetëm pak not qeni dhe të shtrihesha në shpinë. Vëllai im i madh ishte një notar i shkëlqyer, pikërisht kjo qe arsyeja pse prindërit e mi e dërguan të më hidhte një sy. Unë dhe ai kishim diskutuar atë mëngjes për diçka që tani as e mbaj mend, kështu që, isha e nevrikosur që prindërit e mi këmbëngulën që të vinte edhe ai. Isha e vendosur të bëja sipas qejfit dhe këmbëngula të notoja gjatë vetëm.

Fillova nga ana e cekët e pishinës dhe po pluskoja e shtrirë në shpinë për pak kohë derisa papritur u kujtova që mund të isha afër fundit të pishinës, dhe u shqetësova mos përplasja kokën me murin e pishinës. Duke menduar se isha vetëm disa centimetra larg cepit, u rrotullova. Në fakt, kisha kaluar vetëm tre të katërtat e gjatësisë së pishinës, por tashmë këmbët nuk më arrinin në tokë. Më zuri paniku dhe fillova të rrihja fort këmbët e duart, gjë që më shërbeu vetëm të pija më shumë ujë, nëpërmjet gojës dhe hundës. Duke u mbytur dhe duke u përpjekur plot dëshpërim, ndjeva dy krahë përreth belit, që më ngritën mbi ujë dhe më nxorën në anë të pishinës.

“Je mirë?” më pyeti im vëlla. Murmurita diçka, teksa nxirrja ujin që kisha pirë. Ndihesha në siklet dhe prisja që im vëlla të më qortonte. Por përkundrazi, ai priti në heshtje të qetësohesha dhe më pas, më solli në shtëpi.

Tani që e mendoj, unë dhe vëllai im i madh s’kemi qenë veçanërisht të afërt. Ne grindeshim për gjërat më të vogla, si: kush merrte fetën më të trashë të sandviçit për mëngjes. Por ditën që ai më shpëtoi në pishinë, më tregoi fuqinë e lidhjes mes vëllezërve. Pavarësisht gjithë ndryshimeve tona, në momentin që kisha më shumë nevojë për të, ai ishte përkrah meje.

Dashuria e tim vëllai gjithashtu më shpërbeu si ilustrim si Jezusi, Vëllai im i Madh shpirtëror, është gjithmonë i pranishëm të më ndihmojë në rast nevoje. Edhe kur i kthej shpinën Atij për shkak të krenarisë dhe kokëfortësisë, dhe e kundërshtoj mbi mënyrat si Ai ndikon  në jetën time, Ai nuk i lë pretendimet e mia arrogante të pavarësisë ta ndalojnë Atë të më marrë në krahët e Tij në rast rreziku dhe stresi.