Kam një mik të mrekullueshëm, një mik që mund t’i besoj plotësisht. Ai më ka hapur zemrën e Tij dhe ndihem e sigurt kur bëj të njëjtën gjë. Ai e di se çfarë po ndodh në zemrën time dhe kupton çfarë është e rëndësishme për mua.

Unë ju kam quajtur miq sepse ju bëra të njohur çdo gjë që kam dëgjuar nga Ati im.—Jezusi, Gjoni 15:15

Unë i them Zotit: “Ti je streha ime dhe kështjella ime; Perëndia im të cilit i besoj.”—Psalmi 91:2

Sepse Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese. Është më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe. …shqyrton mendimet dhe dëshirat e zemrës.—Hebrenjve 4:12

Unë bëj gabime shpesh—i tillë jam unë. Por miku Im nuk më gjykon kurrë. Ai më mbështet gjithmonë—i tillë është Ai.

Edhe nëse ndihemi në faj, Zoti është më i madh se ndjenjat tona dhe ai di gjithçka.—1 Gjonit 3:20

Unë nuk gjykoj askënd.—Jezusi, Gjoni 8:15

Nëse jemi të pabesë, Ai mbetet besnik sepse Ai nuk mund të mohojë vetveten.—2Timoteut 2:13

Ai më ndihmon kur nuk bëj dot përpara. Ndonjëherë, kur nuk mund të kuptoj se ku duhet të shkoj, Ai më këshillon. Ndonjëherë Ai fillon rrugën në mënyrë që unë të ndjek hapat e Tij. Në raste të tjera, Ai bën një dritë në mënyrë që unë të shoh përpara.

Dhe pas i ka nxjerrë delet e veta, Ai shkon përpara; dhe delet e ndjekin sepse ia njohin zërin.—Gjoni 10:4

Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.—Psalmi 119:105

Kohët e fundit kam kaluar kohë shumë të vështira dhe ka qenë e vështirë për t’i përballuar. Dhe Ai ishte aty, krahë meje, gjithmonë i gatshëm për të më ndihmuar.

Ndihma ime vjen nga Zoti, që krijoi parajsën dhe tokën. —Psalmi 121:2

Sepse unë Zoti, Perëndia yt, të zë nga dora e djathtë dhe të them: “Mos u frikëso, Unë do të ndihmoj.”—Isaia 41:13

Por Ai nuk është aty vetëm në kohë të vështira; Ai është gjithashtu një mik shumë i mirë me të cilin mund të festosh dhe di shumë mirë sesi shijohet jeta. Ai di të ndajë momentet kur duhet të qeshë e të jetë i lumtur dhe kur të qajë e të tregojë dhembshuri.

Një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur; një kohë për të mbajtur zi dhe një kohë për të hedhur valle.—Predikuesi 3:4

“Unë i njoh mendimet që kam për ju,” thotë Zoti, “mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë.”—Jeremia 29:11

Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.—Jezusi, Gjoni 10:10

Ai nuk është miku im i vetëm. Edhe miqtë e mi të tjerë bëjnë për mua. Por askush nuk është aq konstant sa Ai.

Dhe ja, Unë jam me ju gjithë ditët deri në mbarim të botës.—Mateu 28:20

Ai nuk bën përjashtime. Ai nuk na sheh nga përmasat, mosha, gjinia, raca apo klasa sociale. Ai i pranon të gjithë ata që shkojnë tek Ai.

Unë i kërkoj atij që t’ju japë, sipas pasurisë së lavdisë së tij—të forcoheni me fuqi nëpërmjet Frymës së Tij në njeriun e brendshëm—që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit. Unë i kërkoj që duke qenë të rrënjosur në dashurinë e Tij, ju të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët gjatësinë, thellësinë, gjerësinë dhe lartësinë e dashurisë së Krishtit. Dashuri që tejkalon çdo njohuri. Jetojeni që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.—Efesianëve 3:16–19

* * *

Së bashku në përjetësi

Jezus, Ti na ke thënë, “Besoni në Zot, besoni edhe tek Unë.” 1 Unë besoj se ti je Biri i Zotit dhe se Ti vdiqe për mua, duke u ringjallur sërish për të mposhtur vdekjen. 2 Të lutem më fal gabimet dhe të metat e mia. Eja në jetën time dhe më mbaj nën kujdesin Tënd tani e në përjetësi.

Nëse Jezu Krishti jeton brenda një njeriu si miku dhe udhëheqësi i tij fisnik, ai njeri mund të durojë gjithçka, sepse Krishti na ndihmon dhe na forcon e kurrë nuk na braktis. Ai është një mik i vërtetë.—Saint Teresa of Ávila (1515–1582)

Ekziston vetëm një themel i sigurt: një marrëdhënie e thellë dhe e çiltër me Jezusin e cila do t’ju shoqërojë gjatë gjithë vështirësive. Nuk ka rëndësi se çfarë lloj stuhish ka rreth teje, ti do të qëndrosh i fortë nëse i beson dashurisë së Tij.—Charles Stanley (lindur v.1932)

I uritur për dashuri, Ai të vështron ty. I etur për mirësi, Ai të thërret ty. I zhveshur dhe në kërkim të besnikërisë, Ai shpreson tek ti. I pastrehë, Ai kërkon strehë në zemrën tënde. A do t’ia ofrosh të gjitha këto Atij? Nënë Tereza (1910–1997)

Shpirti që i falet tërësisht Zotit e pa rezerva është i mbushur me paqen e Tij; dhe sa më shumë i afrohemi Zotit, aq më të fuqishëm, të palëkundur e të qetë do të jemi.—Jean Grou (1731–1803)

  1. Gjoni 14:1
  2. Shih Thesalonikasve 5:10.