Zbulova se ditët që i filloj me Zotin janë më të mirat. Ai është si një kafe e mirë: marr frymë thellë nga aroma e saj, ndiej shijen, shijoj ngrohtësinë e saj në një mëngjes të ftohtë, dhe lë mirësinë të më shtyjë me vrull drejt ditës. E bëj zgjimin në mëngjes, si diçka të cilën mezi e pres dhe i ruaj momentet e lumtura të tij gjatë gjithë ditës.

Kur e filloj ditën me Zotin, kam sigurinë se Ai është me mua, Ai është në anën time, dhe Ai i dëgjon lutjet e mia, si edhe u përgjigjet atyre. Është një qetësues i pashoq. Njësoj siç më pëlqen të dëgjoj burrin tim të thotë: “Më telefono po ndodhi apo ke nevojë për gjë. Mezi pres të të shoh këtë mbrëmje. Të dua.” Kur Zoti premton ta kalojë ditën me mua dhe të jetë i pranishëm për të më ndihmuar në çfarëdo ndodhtë, unë e di që ai do të jetë pranë. Ai është një kavalier i vërtetë, dhe nuk e shkel Fjalën e Tij. Ai thotë: “Unë i dua ata që më duan, dhe ata që më kërkojnë me kujdes më gjejnë,” 1 dhe “Prania ime do të shkojë me ty, dhe unë do të të jap pushim.” 2

Kur gjënë e parë në mëngjes kërkoj Atë, prania e tij tenton të zgjatet përgjatë gjithë ditës, duke sjellë me vete një ndërgjegjësim mbi afërsinë e Tij dhe aftësisë për të drejtuar dhe udhëhequr mendimet dhe veprimet e mia që të jenë aq frytdhënëse sa mund të jenë. Lidhja është bërë, dhe pas kësaj, është më e thjeshtë të ruajë mendimin e Tij gjatë gjithë ditës.

Qetësia e mëngjesit, përpara se gjithë angazhimet e ditës vërshojnë në mendjen tonë, është një kohë e përsosur të dëgjosh Zotin kur pëshpërit në veshët e shpirtit tonë. Atij i pëlqen të dëgjojë mbi gjërat tona përmes lutjeve, por Atij i pëlqen edhe të na kthejë përgjigje. Ai mund të na japë zgjuarsi, frymëzim, ide, si edhe paqe. Sa herë që kemi nevojë për udhëheqje praktike, mprehtësi shpirtërore, apo thjesht paqe mendore për të kaluar ditën, ia vlen barra qiranë ta kërkosh, dëgjosh dhe ta njohësh Atë.

  1. Fjalët e urta 8:17
  2. Eksodi 33:14