Teksa po ecja një ditë, pashë një djalë dhe babanë e tij duke luajtur në një fushë, duke hedhur topin sa andej-këtej. Në një pikë, babai e ngriti topin dhe mori shenjë fundin e fushës.

“Nise vrapin, bir!” ai tha.

Babai s’e kishe hedhur ende topin, por djali filloi të vraponte. Pas tij, u bë gati për hedhjen. Më pas, teksa djali shikonte mbi shpatulla, babai e hodhi topin në fund të fushës, në atë drejtim ku ishte i biri. Djali vazhdoi të vraponte, herë pas here duke parë topin teksa fluturonte drejt tij. Më pas, në momentin e përsosur, ai u zgjat, kërceu, dhe e kapi topin teksa po i afrohej.

Po, është një histori e zakonshme. Dhe prapë Zoti menaxhoi të më mësojë një mësim, siç shpesh e bën, nga kjo ngjarje e jashtëzakonshme.

E dini, kisha nevojë për një mrekulli në atë kohë dhe po prisja Zotin të më ndihmonte. E dija që do e bënte, por nuk po ndodhte asgjë, kështu që unë nuk veprova. Por ajo çka im Atë kishte nevojë të bëja ishte të nisesha.

Duhet të nisja diku. Zoti e kishte gati mrekullinë ta dërgonte, por kur Ai tha, “Nise vrapin, bir!” unë qëndrova aty duarkryq. Kisha besim, por nuk po bëja pjesën time.

Duhet t’i vëmë këmbë besimit tonë dhe ta lëmë të nisë vrapin. Ai djali filloi të vrapojë drejt rrugës, para se babai i tij të fillonte të përgatitej. Dhe ai nuk ndaloi. Vazhdoi të vraponte, duke e ditur që babai i tij e dinte deri ku duhet të vraponte dhe do t’ia dilte mbanë. Djali nuk kishte siguri se topi do ta arrinte, nuk kishte as besimin e një fëmije.

Por ishte një pasim i përsosur, që u ul fiks në momentin e duhur dhe fiks në vendin e duhur, kështu që, e vetmja gjë që ai duhet të bënte ishte të zgjatej, të kishte besim dhe ta kapte me të dyja duart.

Herës tjetër kur të kërkoj ndihmën e Zotit, do të kujtoj se ndonjëherë Ai do që unë të bëj pjesën time, të “nis vrapin.”