Mua më pëlqen të ushtrohem dhe gjithashtu më pëlqen shumë ushqimi! Të gatuaj një vakt të mirë më përmbush dhe më bën jashtëzakonisht të lumtur, dhe shpesh lexoja libra gatimi si të ishin romane. Kështu që, duke parë sa e apasionuar jam për ushqimin dhe mbajtjen e trupit në formë, dhe duke parë gjithë videot e të ushtruarit dhe recetave të mrekullueshme që unë ndaj në rrjete sociale, mund të imagjinoni si një vajzë super në formë, që ha vetëm ushqime të mira.

Dikush bëri një koment në lidhje me këtë në faqen time të Facebook-ut para disa ditësh. Kjo më futi në mendime si disa gjëra mbi të cilat jam e apasionuar, përfaqësohen pak në jetën time reale. Të them të drejtën, jam e lumtur që ushtrohem katër herë në javë na 20 minuta dhe që gatuaj diçka të mrekullueshme, ndoshta, një herë në javë.

Pyes veten nëse gjëra e tjera që pëlqej pasqyrohen mjaftueshëm në jetën time. Për shembull, nëse sheh jetën time, mund ta dallosh që jam e apasionuar pas Jezusit? A duket kjo gjë? A e njoh Atë në mënyrë të tillë që të reflektohet në mënyrë të dukshme në jetën time?

Unë dua që marrëdhënia ime me Jezusin të jetë një veçori e dukshme e jetës ime, jo thjesht një tjetër gjë e mirë biografike. Unë nuk kam çdo ditë mjaftueshëm kohë të lexoj Fjalën e Zotit, të lutem dhe ta adhuroj Atë. Por kam pak, dhe dua që sadopak të ketë vlerë.

Këtu e kam fjalën: t’i jap vlerë! Nëse kam vetëm 20 minuta për t’u ushtruar, unë përkushtohem sa më shumë të mundem. Në ditët që mund të gatuaj dhe të krijoj, i kushtoj gjithë vëmendjen dhe aftësitë e mia. Dhe në momentin që unë veçohem për të zhvilluar marrëdhënien time me Jezusin, sigurohem që ta bëj me gjithë zemër. Do e trajtoj Fjalën e Tij si thesar që është. Do të ndjek të vërtetën e Tij.

Pasionet e mia mund të mos jenë puna ime e përditshme, por ato do të jenë një pjesë e madhe e asaj që i jep jetës sime qëllim dhe përkufizim.