Çdo Krishtlindje, imagjinoj tre burrat e mençur duke udhëtuar nëpër shkretëtirë në kërkim të yllit misterioz. Mund t’i përfytyroj përmes shkretëtirave të nxehta ranore gjatë ditës dhe në kamp gjatë natës. Askund tjetër në tokë përveçse natën në shkretëtirë, nuk mund të shohësh qiejt të mbushur aq plot me bukuri dhe mister! Mund t’i shoh të ulur para çadrave të tyre duke parë me endje qiejt, pa asnjë dritë tjetër që të mund të prishë këtë kryevepër të Zotit. Ai yll i ri nuk kishte qenë aty më parë. Me siguri do t’i ketë mahnitur.

Ata kishin dëgjuar për ardhjen e Shpëtimtarit. Ata kishin studiuar për të në librat e lashtë, por tani e lexuan tek yjet.

“Ne kemi lindur për këtë qëllim. Duhet ta ndjekim”

Ata u nisën me besim dhe ai i dërgoi tek grazhdi që mbante Fëmijën e porsalindur.

Ata u ulën në adhurim dhe pëshpëritën: “Është Mbreti i mbretërve.”

Kjo më kujton kërkimin tim.

Unë nuk isha një burrë i mençur, por edhe unë kisha parë një yll. Ishte një yll që nuk po shndriste në qiej; nuk ndriçonte qiejt e jetës sime, por drita e tij më preku zemrën. Ndikimi i tij ishte i vërtetë dhe më ngacmoi.

Nga vjen ajo dritë?

Po më thërriste të zgjidhja misterin.

Për këtë qëllim kam lindur. Duhet ta ndjek.

Dhe kështu bëra. E lashë pas gjithë botën time dhe u nisa në kërkim të së vërtetës, pa deve, por po ndiqja dritën e atij ylli.

Dhe një ditë gjeta kasollen.

Ishte një ditë me stuhi.  Binte rrebesh shiu kur fola me një udhëtar tjetër.

“Po kërkon Zotin apo jo”? U shpreh ai.

“Po, atë po bëj. Ku ndodhet Ai”?

Ai buzëqeshi. “Ai ndodhet këtu, i gatshëm për të qenë Mbreti i zemrës tënde, nëse do t’ia lejosh”.

Atë ditë, ylli filloi të shkëlqejë në zemrën time.

Ylli që ndoqën ata burra të mençur tashmë është zhdukur, por ylli i Krishtlindjes në zemrën time ndriçon ende plot vezullim.