Nëse më pyesni si ndihem për muzikën, do të thosha që jam entuziast. Miqtë e mi mund të thonë që jam një fanatik, por unë nuk ua vë veshin.

Ka diçka të pashpjegueshme mbi muzikën që prek zemrat tona dhe trazon shpirtrat tona. Tekstet e fuqishme mund të jenë gjëja e duhur për të na ngritur moralin dhe për të na dhënë kurajë, dhe unë personalisht i detyrohem shumë momente të lumtura tekst-shkruesve të frymëzuar.

Megjithatë, edhe pa tekst, melodia, harmonia dhe rrjedha shprehëse e një pjesë muzikore flet pa fund. Kur dëgjoj një pjesë klasike, ndiej emocionet e mia të rrjedhin me notat muzikore. Drithërimat  e lehta të humorit të bëjnë t’i tejkalosh këngët e gëzueshme, shtrëngatat që ngrihen dhe qiejt që perëndojnë. Muzika pa bërë asnjë përpjekje më ngre shpirtin pa asnjë fjalë, dhe unë mirëpres botëkuptimin qartësisht.

Kam zbuluar se ky koncept është më se i vërtetë në jetën time. Jam i bekuar me miq besnikë dhe të besueshëm, të cilët marrin kohën të më inkurajojnë dhe të më ngrenë moralin, kur unë zhytem në emocione negative. Ata shpesh më kujtojnë një skenar, një dëshmi, një citim, apo edhe një histori për të qeshur. Si teksti i një kënge të mirë, ata më japin shpresë dhe pozitivitet, dhe unë jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e tyre.

Edhe pse, ndonjëherë, ata nuk thonë asgjë. Mund të mos i dinë fare betejat e mia të brendshme. Ata thjesht jetojnë jetën e tyre, të mbushur me ulje-ngritjet e tyre, por muzika e shpirtrave të tyre bën jehonë me timen. Unë ndiej shtrëngatat, qiejt e pastër, momentet e lumtura dhe kohët e trazuara. Dhe mes të gjithave, unë shoh përkushtimin e tyre të palëkundur të besimit te Jezusi. Dhe të them të drejtën, kënga e tyre e jetës bën jehonë më të zëshme se çdo fjalë mençurie, çdo batutë e goditur, çdo shprehje verbale.

E di që duhen të dyja. Vjen një moment, kur i jepet përgjigje shpirtrave të lodhur, zhbirues. Por edhe nëse ndonjëherë fjalët tona janë të pakta, muzika e jetës sonë, si ne e jetojmë dhe sa shumë e duam, dëgjohet gjithmonë.

Nëse je i mërzitur dhe i dekurajuar, ose njeh dikë që është dhe që ti do të jesh i pranishëm për ta, Jezusi mund të ndihmojë. Fillo duke i kërkuar Atij të jetë në jetën tënde tani:

I dashur Jezus, Të ndiej teksa troket në portën e zemrës sime, dhe tani Të kërkoj të futesh brenda dhe të më japësh dhuratën Tënde falas të jetës së përjetshme me Ty. Më ndihmo të bëj çfarë mundem të tregoj dashurinë Tënde dhe shqetësimin për të tjerët, që edhe ata të fillojnë Të të njohin. Amen.