Kohët e fundit, u mahnita kur lexova si shkencëtarët mësuan si të bënin produktet kundër ujit më efikase, si mushamatë e shiut dhe pjesët e aeroplanit duke studiuar pjesën e sipërme të krahëve të fluturës. Më bëri të mendoja, se gjithashtu edhe unë mund të mësoja diçka nga natyra, dhe fillova të studioja pemët e frutave.

Zbulova se çdo peme frutash ka kërkesat e veta për dhé, lagështi, dritë dielli dhe pjalmues. Më tregoi që çdo projekt duhet të studiohet nga meritat e veta për të zbuluar çfarë funksionon në çdo situatë. Na sugjeron të studiojmë shtresat e tokës dhe të studiojmë gjendjen në zonën kur ne po shkojmë me projektin. Kjo është arsyeja pse kompanitë e mëdha paguajnë shumë para për këshilltarë, të cilët mund t’i ndihmojnë të përcaktojnë çfarë mund të kultivohet në zonën ku ata po marrin zgjerim.

Duhet durim të marrësh të korra, dy deri në pesë vite nga mbjellja deri në marrjen e frytit, dhe duhet e njëjta sasi kohë për të krijuar një biznes të ri. Ndërkohë që pema e re e frutës po rritet, ka nevojë për mbrojtje nga rreziqet, si nga insektet e rrezikshme, kushtet ekstreme të klimës, thatësira, përmbytjet, dhe më shumë apo më pak diell seç duhet. Fillimi i gjithçkaje është më e vështira. Në fazat e hershme të çdo përpjekjeje, duhet dhënë një kujdes dhe vëmendje e veçantë. Por mund të marrim zemër, kur gjërat thjeshtësohen gjatë rritjes dhe përforcimit të pemës.

Tani, kalojmë në temën interesante të riprodhimit bimë-pjalmim. E gjitha flet për lënien e një trashëgimie për brezin e ardhshëm, ushqim për brezat në vijim. Shumica e fermerëve marrin bletë për të bërë punën e shpërndarjes së pjalmimit, por ka edhe insekte dhe zogj të tjerë që mund ta bëjnë fare mirë këtë punë. Ne, si lulja në lulëzim, duhet të hapim mundësi të reja. Kur lulja është duke hapur gonxhen e saj, nuk ka siguri që do të pjalmohet ndonjëherë, por është gati për shanset që mund të vijnë. Në verë, pema e frutës shtrin lulet e saj, duke frymëzuar për piknik, këngë dhe poezi.

Zbulova se ka dy lloje pemësh frutorë, ato që vetë-pjalmohen (si kajsitë), dhe nga ato që kanë nevojë për pjalmues të jashtëm (si mollët). Por madje, edhe mes llojit që vetë-pjalmohet, një frutë më i ëmbël dhe më i shëndetshëm shpesh mund të sigurohet përmes pjalmimit të burimit tjetër. Kjo mund të zbatohet në kuptimin e marrjes së ndihmës nga të tjerët për ta bërë projekt më të frytshme. Ato që përpiqen të bëjnë gjithçka vetë shumë shpejt lodhen dhe ndihen të pashpresë nga përpjekja. Duhet një skuadër për t’i bërë pjesën më të madhe të përpjekjeve të frytshme.

Kultivuesit e frutave i kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj pjese të procesit të rritjes duke mbjellë pemë të pajtueshme ngjitur me ato që kërkojnë pjalmim. Shumë kultivues mbjellin pemë molle të egër afër pasi pjalmimi i tyre pranohet nga shumica e pemëve të mollëve. Vetë molla e egër është shumë e hidhur për t’u ngrënë, por ajo i bën pemët të tjera afër saj të ëmbla. Zbatimi mund të jetë se idetë e mira dhe rezultatet e frytshme shpesh vijnë nga burimet apo njerëzit e papritur, ndonjëherë e kundërta e asaj që pret. Ji gati për surprizat!

Fqinji im japonez i moshuar më kërkoi mua dhe disa miqve ta ndihmonim me pemët e tij të kajsive. Ato kishin lulëzuar dhe fruta të vogla kishin filluar të shfaqeshin. “Kur shikoni tre fruta duke dalë nga një degë,” na udhëzoi ai, “shkulini dy dhe hidhini ato.” Në atë kohë, na dukej si një shpërdorim, por rezultati ishte një frutë i madh në vend të tre të voglave. Ky koncept m’u ngulit thellë në mendje. Ti mund t’i shpërndash. Mund të flasim gjatë në lidhje me përqendrimin në qëllimin kryesor.

Që të jetë i frytshëm, duhet të jemi si pema e mbjellë pranë lumit që lulëzon frytin e saj në sezonin e saj. 1 Duhet ta marrim ushqimin tonë shpirtëror nga burimi. Po të ishim bateria e një telefoni, do të thoshte ta lidhnim me pajisjen e energjisë për ta rimbushur. Po të ishim një hardhi, do të thoshte të vendosnim rrënjët tona në një tokë pjellore. Si njerëz, ne duhet të marrim fuqi dhe mbështetje shpirtërore nga burimi ynë, nga Krijuesi ynë. Ne e bëjmë këtë duke marrë kohën e nevojshme për të lexuar dhe reflektuar mbi Fjalën e Tij dhe përmes lutjeve. Më pas ne fillojmë të prodhojmë frutat e Shpirtit, të cilat janë dashuria, hareja, paqja, vuajtjet, dashamirësia, virtytet, besnikëria, butësia dhe vetëkontrolli, 2 që na bën vërtet efikas në përpjekjet tona.

  1. Shih Psalmet 1:3.
  2. Shih Galatasve 5:22–23.