Më vjen keq

Për vite të tëra i vëzhgova fëmijët gjatë veprimtarive në pushim dhe te këndi i lojërave. Mes gjithë vrapit, kërcimeve, rrëmujës dhe lojërave të bukura, dikush gjithmonë përfundonte duke u përplasur, penguar, shtyrë, etj.

Shpesh fëmija shkaktonte aksidentet çonte menjëherë dorën e tij apo të saj dhe thoshte, “S’është faji im!” ose “Nuk e bëra me qëllim!”  Por sigurisht, hedhja e fajit s’ishte prioriteti kryesor. Më e rëndësishmja ishte mirëqenia e “të lënduarit”.

E kam parë aq shumë herë të luhet këtë skenë, saqë në fund kuptova se shumica prej nesh duhet të mësojë empatinë. Ajo nuk vjen natyralisht. Fëmijët e ngatërronin shprehjen “Më fal” me pranimin e fajit, dhe meqë ata s’kishin lënduar njeri me qëllim, ata s’ndienin nevojën t’u kërkonin falje. Por në jetë, njësoj si në këndin e lojërave, ne ndonjëherë lëndojmë dikë pa dashje dhe duhet t’u kërkojmë ndjesë.

Mund të kemi arsye. Ndoshta, nuk e kuptuam, s’i menduam gjërat gjatë, nuk i morëm në konsideratë pasojat e veprimeve tona. Ndoshta, kishte rrethana lehtësuese, keqkuptime, njerëz të tjerë të përfshirë. Çdo histori ka paktën dy versione. Problemi është se kur themi, “Më fal, por më lejo të ta shpjegoj…” ne zakonisht e kthejmë përqendrimin tek vetja në vend të personit që kemi lënduar. Më pas, ne bëhemi viktima e një keqkuptimi. Ndonjëherë, na ndihmon të ofrojmë sqarime nëse mundemi dhe të japim variantin tonë të historisë. Por gjëja e parë vjen e para, a u lëndua njeri? Një falje e kërkuar me sinqeritet përmban shërim.

I kthehemi këndit të lojërave. Një tjetër mësim që nxura nga një  35 vjeçar që punonte me fëmijët, nëse kërkojmë shpejt falje, pala tjetër zakonisht na fal më shpejt. Kjo është pjesa më e bukur.