Kur e pyetën cilat ishin urdhëresat më të mëdha të Zotit, Jezusi u përgjigj “Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde [dhe] duaje të afërmin tënd porsi vetveten. Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët.” 1

Mesa duket ai e dinte se duke mësuar të duam, ne do të mësojmë ç’është të jesh i shenjtë. Mendoj se edhe Ai e dinte që kjo ishe me shumë gjasa urdhëresa më e vështirë për t’u përmbushur. Mund të përballonim më lehtë një listë rregullash, të paktën, atëherë, ne të gjithë do ta dinim kush ndërhyn në të dhe kush jo. Kush ia vlen dhe kush jo. Tani kemi ngecur me detyrën e pamundur të duam ata përreth nesh, edhe pse mund të duken të padenjë.

Por për një kohë të gjatë, nuk i kisha kuptuar urdhëresat e  Tij. Unë disi barazova dashurinë me të qenit i denjë. Zoti më do, sepse unë isha i denjë për dashurinë e Tij, dhe unë i doja të tjerët, të cilët ishin të denjë për dashurinë time.

Më pas, një ditë, zemra ime, më në fund, më bëri pyetjen: Çfarë kam bërë, që më ka bërë të denjë për dashurinë e Zotit? Asgjë. Në mënyrë magjike, i kam mbajtur mëkatet dhe të metat e mia brenda një kufiri “të pranueshëm”? Jo. Kuptova që Ai nuk më do sepse unë jam e denjë, por unë jam e denjë sepse Ai më do. Sinqerisht, m’u desh pak kohë që kjo ide të më futej në kokë. Ishte ekstremisht çliruese ta kuptoja se nuk isha në pozicion të shënoja aq shumë pikë “dashurie” sa mundesha. Ishte gjithashtu shumë përulëse të kuptoja se më donin plotësisht dhe tërësisht, pa e merituar aspak.

Sa ndjesi kundër-kulturore është! Në një botë që e barazon vlerën me arritjet, vlerësimet dhe numrat, arsyeja e vetme që jam e çmuar për Zotin, sepse Ai më do. Aty më në fund, kuptova ç’donte të thoshte Pali kur Ai tha se ne e duam Atë, sepse Ai na donte fillimisht. 2 Kur e kuptojmë sa e thellë është dashuria e Zotit për ne, dhe deri në një masë, për të cilën ne nuk jemi të denjë, si të mund të mos e duam Atë!

Dashuria se Zotit është “besnike” dhe “duron përgjithmonë” 3. Dhe është aty për ty, nëse ti do. E vetmja gjë që duhet të bësh, është të kërkosh:

I dashur Jezus, të lutem, eja në jetën time, më fal për gabimet që kam bërë dhe më ndihmo të të dua Ty dhe të tjerët. Amen.

  1. Mateu 22:37–40
  2. Shih 1 Gjoni 4:19.
  3. Psalmet 136:1