Sa shpesh na ndodh që e gjejmë paqen dhe kënaqësinë që po kërkonim dhe pastaj duam të vendosim një tabelë jashtë ku të shkruhet “Mos na shqetësoni”?

Sigurisht që nuk mund t’i ndalojmë shqetësimet dhe situatat stresuese, por kur ato vijnë, Bibla thotë se Zoti na mbush me paqe. “Mendjes që pushon te Ti, Ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te Ti.” 1 Nëse drejtohemi te Jezusi, Ai do të na mbushë me paqe. Nëse kalojmë kohë me Të duke u lutur, duke lexuar Fjalët e Tij, apo thjesht duke menduar për Të, Bibla thotë se do shpërblehemi me paqe.

Ndonjëherë mund të duket e pamundur të jetojmë në paqe. Përballja me problemet mund të jetë e vështirë. Por Jezusi është Princi i Paqes dhe Ai thotë: “Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen Time: Unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.” 2 Pra, kur të doni të varni një tabelë me shkrimin “Mos na shqetësoni” kujtohuni se Ai ka një paqe të veçantëtë përjetshme, të thellë e të prekshme. Dhe mund ta kërkoni në çdo kohë.

* * *

Jezusi po flinte mbi varkë. Ndërkaq shpërtheu një furtunë, frynte erë dhe valët godisnin varkën e vogël. Dishepujt e Tij kishin frikë: kishin frikë nga era, nga dallgët dhe frikësoheshin për jetën e tyre. Ata erdhën te Jezusi, e zgjuan duke iu përgjëruar për ndihmë. Përgjigjja gjendej te fuqia e Tij. Ai tha: “Pusho dhe fashitu.” Era pushoi dhe u bë qetësi e madhe. 3 Pavarësisht shqetësimeve të jetës, edhe ne mund të shkojmë te Jezusi e të kërkojmë ndihmën e Tij.—Abi May

Stresi është mbeturina e jetës modernetë gjithë e prodhojmë, por nëse nuk e shkarkojmë siç duhet, ai grumbullohet dhe pushton jetën tonë.—Terri Guillemets (lindur v. 1973), antolog amerikan

Të besosh se duhet ta bësh diçka në mënyrë përfekte, do të thotë të kesh recetën e krijimit të stresit dhe këtë stres do e lidhni me punën që keni në dorë. Prandaj shmangeni stresin—Steve Pavlina (lindur v. 1971), biznesmen, orator dhe autor amerikan

  1. Isaia 26:3
  2. Gjoni 14:27
  3. Shih Marku 4:35-41.