Unë kam lindur në vitin 1955, vetëm dhjetë vjet pas Luftës së Dytë Botërore, kur vështirësitë e kohës së luftës ishin ende të freskëta në mendjet e njerëzve. Kur ishim fëmijë, gjyshi na tregonte për urinë ekstreme dhe për luftën për mbijetesë gjatë muajve të acartëdhe të gjatëtë dimrit.

Qyteti ynë ndodhej në mes të qendrës industriale të Gjermanisë, dhe çdo gjë ishte e mbuluar me një shtresë pluhuri grinë kafe nga fabrikat e çelikut. Në pranverë, bari dhe bimët bëheshin shumë shpejt kafe, po kështu bëhej edhe dëbora e dimrit, duke e prishurshtresën e saj të bardhëvetëm pas një dite.

Të dielën e parë të Dhjetorit, familja jonë mblidhej gjithmonë në kuzhinën e vogël të apartamentit tonë. Nëna ime, motra Petra, dhe unë ndiznim qiririn e parë të kurorës me lule dhe këndonim këngën e Krishtlindjeve ndërsa mendimet tona udhëtonin larg, shumë larg nga qyteti i ndotur drejt tre burrave të mençur që po udhëtonin mbi deve. Çdo javë ndizej një qiri iri, dhe paqja e hareja mbushnin zemrat tona, teksa historia e grazhdit që priti ardhjen në jetë të Shpëtimtarit tonë vinte e gjallë në mendjet tona.

Pastaj vinte ngjarja e shumëpritur e Krishtlindjeve, pjekja – që ishte shumë shumë e veçantë duke qenë se gjalpi, arrat dhe vezët ishin të rralla dhe çokollata gjithashtu. Duke ndjerë aromën e mrekullueshme të biskotave të pjekura e të freskëta, ne mbushnim me paketat e përgatitura kutitë prej teneqeje.

Mëngjesin e Krishtlindjeve shkonim për të parë pemën që kishin përgatitur prindërit një natë më parë. Shkonim në dhomën e ndenjes dhe Babai ndizte qirinjtë një nga një me një fije të gjatë shkrepëseje.

Çfarë gëzimi që ishte të gjeje çorapet të mbushura me biskota shtëpie, arra, çokollatë, portokalle dhe mollë, si dhe fustane të reja të thurura me shtiza për kukullat tona. Kishte edhe lapsa me ngjyra, dhe libra për të ngjyrosur, kapele, dorashka dhe shalle.

Këto ishin ditët plot gëzim dhe të lodrave të bëra me dorë. Kujtimet më nxisin që të kërkoj për vlerat e vërteta, për kontaktet me njerëzit, për gjëra që zgjasin – sidomos në kohën e sotme që është shumë e shpejtë, një kohë e mbushur me pajisje teknologjike dhe veprimtari para kompjuterit apo televizorit. Ato më bëjnë gjithashtu të jem e kujdesshme ndaj nevojave të të tjerëve, për t’i dashur dhe për t’i ndihmuar ato. Këto e bëjnë këtë periudhë feste vërtetë të paharrueshme duke lënë gjurmë të këndshme në kujtimet e fëmijëve tanë dhe të atyre që njohim.