Ku jeton Jezusi

“Kush jeton në një koritë?”

“Jezusi jeton në koritë!”

Në fillim, qesha me përgjigjen që motra ime katër vjeçare dha gjatë një leksioni të improvizuar timin mbi kafshët dhe mjedisin e tyre natyror. Por përgjigjja e saj më kujtohej vazhdimisht. Jezusi jeton në koritë. Ishte ai i vetmi vend, ku ajo e pa Jezusin të vinte në jetë për mua?

U rebelova me idenë. Sigurisht që ajo më ka parë të lutem shumë herë. Dhe a nuk lexova me të, para disa ditësh, një pjesë nga Bibla e fëmijëve?

Teksa analizoja mes kujtimeve të mia, kur isha duke nxituar, i zhytur tek studimet e mia, puna dhe veprimtarive të tjera, u përpoqa të mendoja për herët, kur i kam shpjeguar asaj tamam Jezusin. Sigurisht që i kam folur asaj për lindjen e Tij, mrekullitë që Ai bëri, jetën dhe shërbesën e Tij, por i kam treguar edhe për rolin që Ai luan në jetën time, si shoku im më i ngushtë?

E kam përmendur Atë vetëm kur kemi nxjerrë xhinglat dhe stringlat për pemën e Krishtlindjes? Nuk ia treguar në faqet e Biblës së saj me ilustrime, kur mbaronte historia para gjumit? Festoja gjë përditë jetën e Tij në mënyrë që motra ime ta dinte që Jezusi është gjallë sot, jo duke jetuar në një koritë, por në zemrën time dhe në të sajën? A më ka parë teksa i drejtohesha Atij, kur gjërat vështirësoheshin dhe unë po i afrohesha fundit të fuqisë sime? Ia kam treguar sesi Jezusi mund të jetë edhe shoku i saj, se nëse ajo ia jepte Atij zemrën e saj, Jezusi do ta ruante dhe do ta donte si askush tjetër?

Teksa një tjetër Krishtlindje afrohet dhe fillojnë festimet, unë kam një mendim të fiksuar në mendje: Këtë vit, dhe jo vetëm për Krishtlindje, unë do të festoj kuptimin e jetës së Tij, duke qenë unë vetë i ndërgjegjshëm për jetën e Tij. Unë do ta nxjerr Jesuzin nga korita dhe do ta ftoj atë në jetën time, në gjithçka që unë bëj. Më pas, unë mund të them, “Jezusi lindi në një koritë, por Ai jeton në zemrën dhe shtëpinë time.”

Edhe ti mund ta ftosh Jezusin në jetën tënde:

Faleminderit, Jezus, që erdhe në botën tonë dhe që jetove si njëri prej nesh, që vuajte të gjitha gjërat të cilat ne kalojmë, që unë të njoh dashurinë e Atit tim qiellor. Faleminderit që vdiqe për mua, që unë të mund të pajtohesha me Zotin dhe të fitoja jetën e përjetshme në parajsë. Të lutem, më fal për të gjitha gabimet që kam bërë. Më ndihmo të arrij të Të njoh dhe të Të dua personalisht dhe thellësisht. Amen.