Ne mund të mësojmë shumë si të përballemi me ndryshimin nga komedia muzikore klasike Violinisti në Çati (Fiddler on the Roof).  1 Historia zhvillohet në fillim të shekullit të XX dhe paraqet një familje hebre që vuan nga varfëria dhe përndjekja fetare në jug të Rusisë. Babai, Tevi, qahet se ka pesë vajza dhe asnjë djalë, një grupim jo ideal për një fermë. Për të përkeqësuar punët, tre vajzat e tij të mëdha zgjodhën bashkëshortë të cilët ai nuk i pëlqente, njëri prej tyre ishte ortodoks. Përgjatë historisë, sa herë që kishte telashe apo priteshin ndryshime, i shfaqej në vizionet e tij një burrë mbi çati që i binte violinës.

Në fund, familja dhe i gjithë komuniteti hebre, u detyruan të largoheshin nga qyteti i tyre i vogël, gjatë dimrit, dhe secila nga familjet do të shkonte tek të afërmit nëpër vende të largëta të botës. Tevi u detyrua të shiste kalin e tij të vjetër për shkak të shputës së lënduar dhe duhet ta shtyjë vetë karrocën në rrugë me ato pak gjëra që i kishin mbetur, i ndjekur nga gruaja dhe dy vajzat e tij të vogla. Më pas, violinisti iu shfaq përsëri, duke i rënë instrumentit të tij me hare. Në fillim, Tevi e refuzon vizionin dhe pothuajse e mallkon atë, por pas disa momentesh, ai gjallërohet dhe fillon të ecë me një shije të re nga ritmi i këngës së violinistit.

Mësimet e këtij filmi tejkalojnë kohën dhe vendin. Ndryshimet bëhen më të thjeshta, kur i nënshtrohemi atyre, në vend që t’i bëjmë qëndresë. Jetët tona janë plot me pengesa dhe madje, përndjekje. Ne përballemi me sfida dhe me ndryshime ne marrëdhëniet tona, në karrierë, në jetën familjare, në shëndet, në pamje, në pamjen fizike, në qëndrueshmëri, e kështu me radhë.

Të martohesh dhe të bësh fëmijë mund të sjellë trazirat më të mëdha në stili e jetës. Me një bashkëshort apo bashkëshorte, duhet të mendojmë për ndjenjat dhe emocionet e tyre, pëlqimet dhe mospëlqimet e tyre, të kujdesemi për ta, të lëndohemi dhe të falim përsëri e përsëri. Kur vijnë fëmijët, ne duhet t’i lemë mënjanë synimet personale, për pelenat, mungesën e gjumit, shqetësimet, dhe mungesën e konsiderueshme të lirisë për veten tonë.

Por siç thotë një shprehje e vjetër braziliane, “Ne duhet të kërcejmë sipas muzikës.” Romanëve 8:18 thotë: “Vuajtjet e kohës të tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne.” Dhe Jezusi tha: “Në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën.” 2

  1. Muzika nga Jerry Bock, teksti nga Sheldon Harnick.
  2. Gjoni 16:33