Dashuria është si një lumë. Disa ditë ai rrjedh dhe vërsulet, sepse është i fryrë. Ditë të tjera rrjedh ngadalë, dhe mund ta shohësh ujin duke kërcyer nëpër shkëmbinjtë e padukshëm. Por edhe kur dashuria është e thatë dhe e ka humbur rrjedhën e saj, dhe shtrihet pothuajse e zbrazët nën shtratin e zbrazët me baltë, më shumë dashuri do të vijë.

Ne mbajmë mend sesi Jezusi dha dashuri, sesi Ai fali, dhe sesi Ai arriti të tregonte se Atij i interesonin të tjerët. Duke përdorur Jezusin si një Burim dashurie, ne mund ta mbushim rrjedhën përsëri. Jeta e ka gjetur dimensionin shtesë tek Jezu Krishti. Ai është Autoriteti në dashuri. Jezusi do, kur të duash është e vështirë. Jezusi do kur dashuria refuzohet. Ai do kur dashuria nuk ka kuptim. Jezusi do kur të tjerët duan të heqin dorë. Jezusi do kur të tjerët janë të shëmtuar. Jezusi do kur të tjerët kanë ftohtë. Jezusi do kur të tjerët nuk e meritojnë dashurinë.

Dhe kur ne ndiejmë që ajo dashuri është tharë, arrijmë tek Ai, dhe mësojmë përsëri të duam. —Autor i panjohur

Asgjë që mund të bëni, nuk mund ta bëjë Zotin t’ju dojë më shumë se ç’ju do tani: as ndonjë arritje më e madhe, as bukuri më e madhe, as vlerësim në shkallë më të gjërë, as nivelet më të larta të vlerave shpirtërore dhe bindjeve. Asgjë që keni bërë nuk mund ta bëjë Zotin t’ju dojë më pak: asnjë mëkat, asnjë dështim, asnjë faj, asnjë pendesë. —John Ortberg (b. 1957)

Mendoni se do të jetë njeri në gjendje të krijojë një krisje mes nesh dhe dashurisë së Krishtit për ne? Kjo është e pamundur! S’ka telashe, s’ka vështirësi, s’ka urrejtje, s’ka uri, s’ka të pastrehë, s’ka kërcënime ngacmuese, s’ka thika pas shpine, madje as mëkatet më të këqija të listuara në Shkrimet e Shenjta. Asnjëra prej këtyre nuk na turbullon sepse Jezusi na do. Jam absolutisht i bindur se asgjë, asgjë qoftë e gjallë apo e vdekur, ëngjëllore apo demoniake, e sotme apo e nesërme, e lartë apo e ulët, e imagjinueshme apo e paimagjinueshme, absolutisht asgjë nuk mund të futet mes nesh dhe dashurisë së Zotit. —Romans 8:35,37–39 MSG

Dashuria e Zotit është një nga realitetet e mëdha të universit, një shtyllë mbi të cilën pushon shpresa e botës. Por ajo është një gjë gjithashtu personale, e brendshme. Zoti nuk do popujt, Ai do njerëzit. Ai nuk do masat, por njerëzit. Ai na do të gjithëve me një dashuri të fuqishme që nuk ka fillim dhe nuk mund të ketë fund.—A. W. Tozer (1897–1963)

Dashuria e Zotit reflekton pakufizimet e Tij të përjetshme. Dashuria e Zotit është e përjetshme, siç është edhe Ai: më jetëgjatë se koha, më i gjerë dhe më I thellë se dimensionet e pallogaritshme të kozmosit. Siç na i tregon Ai, “Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi.” 1 —David Jeremiah (b. 1941)

  1. Jeremia 31:3