Pa asnjë mundësi tjetër punësimi në atë kohë, isha në një situatë jo shumë të gëzueshme. Shefi po ma nxinte jetën. Ai ishte egoist, i paedukatë dhe i vrazhdë; si menaxheri i zymtë në serialin televiziv “The Office” ai të jepte përshtypjen se pëlqente miqtë e ngushtë të të gjithëve. Sa herë që përpiqesha t’i shpjegoja gjërat që më shqetësonin, ai më dëgjonte me vëmendje dhe më falenderonte por pastaj vazhdonte si më parë pa asnje shenjë ndryshimi në sjelljen e tij. Depozitova një ankesë me përgjegjësin e tij por përsëri nuk ndryshoi asgjë.

Me sa dukej isha i dënuar të punoja pa fund në atë atmosferë stresuese pa asnjë kontroll ndaj incidenteve që klasifikoheshin që nga ato pak të mërzitshme deri te ato më mizore. Një nga të fundit më mërziti shumë. Nuk mund të bëja asgjë lidhur me atë situatë por zemërimi po më shkatërronte nëse nuk e gjeja si ta menaxhoja.

Fatmirësisht, kur kërkova ndihmën e Zotit, ai erdhi dhe më tregoi një marifet të vogël që më ndihmoi të mbijetoja në atë situatë stresuese si shumë situata të tjera të njëjta.

Duke më risjellë në kujtesë një nga sportet e mia të preferuara, sërfin, ai me tregoi një foto timen i përkulur nëpër valëzim duke pritur për të kapur një dallgë. Sërfistët nuk përpiqen të kapin çdo dallgë por presin ato për të çilat ja vlen të shpenzosh kohën dhe energjinë. Kur vijnë dallgë më të vogla, në vend që të vozisin me rrëmbim për tu përpjekur t’u dalin në krye, ata bëjnë një levizje të vogël të këmbëve që i ngjit në lartësinë e duhur të ujit për dallgën që do të kalojë poshtë tyre ndërkohë që presin për një që vlen të kapet.

Incidente jo të këndshme si ai që po më acaronte aq shumë, kuptova që ishin si ato dallgët e vogla. Thjesh, duhet t’i lija të kalonin.

Gënjen veten? Ndoshta, por funksionoi. Me pak praktikë, mësova të “notoja” sipër atyre situatave të mërzitshme dhe të mos i lija të më mundnin.