Unë nuk jam një trillim, pjellë e imagjinatës, apo fabul. Jam i vërtetë dhe jam çka ju nevojitet. Unë mund të të jap ngushëllim në vend të ankthit, besim në vend të frikës, paqe në vend të luftës, qetësi në vend të shqetësimit, lumturi në vend të trishtimit dhe përgjigje pyetjeve të tua. Unë mund të jem forca jote, ndihma jote në kohë nevoje, shoku dhe shoqëruesi yt. Kjo nuk do të thotë që nuk do të kesh kurrë ndonjë problem apo sfidë tjetër në jetë, por unë mund të të ndihmoj me problemet e jetës.

Jeta jote përbëhet me më shumë se sa thjesht gjërat fizike, materiale. Ti ke gjithashtu nevoja shpirtërore dhe unë kam fuqinë për t’i plotësuar këto nevoja dhe për të të kënaqur urinë shpirtërore. Në Shpirtin Tim, ti do të gjesh dashuri dhe kënaqësi të vërtetë. Mund ta plotësoj jetën tënde me dashuri të vërtetë, paqe mendore dhe emocionale, miqësi të vërtetë, përgjigje dhe forcë për çdo detyrë.

Hape zemrën tënde për të marrë bekimet dhe të vërtetat e Mia. Zgjatu të marrësh dashurinë time dhe të gjesh përmbushje.