Ndonjëherë, atëherë kur nuk e presim, zbulojmë gjëra të reja që na qartësojnë të ardhmen, na ndriçojnë mendjen dhe na rrisin besimin.

Kishin kaluar disa muaj të gjatë me vështirësi nga ana financiare, dhe sot makina jonë ndodhej në servis. Ndërsa prisja bashkëshortin të më telefononte me vlerën e llogaritur të shpenzimit, pyeta Zotin se përse po na ndodhte e gjithë kjo tani. “Ne jemi duke luftuar”, u luta, “Si mund ta përballojmë një riparim të kushtueshëm të makinës.”

Përgjigja që mora ishte thjesht: “Ndonjëherë në jetë, gjërat thjesht ndodhin”.

Nuk ishte ai qetësimi ngushëllues “Unë do i jap fund kesaj lufte” për të cilin unë kisha shpresuar.

Por nuk m’u duk se përgjigja e Zotit ishte e ashpër apo se ai ishte i kënaqur me gjendjen tonë të veshtirë. Ai thjesht po pohonte faktin se jeta është plot sfida, fatkeqësi të papritura, dhe zhgënjime. Ndodh, dhe ne përfshihemi në të.

Kam kërkuar gjithmonë rrugën e lehtë. Jam e kënaqur me faktin që shpëtoj para se gjërat të përkeqesohen shumë. Do të ishte ideale, por nuk është gjithmonë ajo çka Zoti ka në mendje. Ai po më thoshte se nuk do të ketë gjithmonë mrekulli, një ilaç magjik apo një shteg të lirë që të më lejojë t’i devijoj pjesët e vështira. Nuk do të thotë se ai s’mund të bëjë mrekulli nëse është kjo ajo që duhet, por ai nuk të nxjerr nga balta në kohë të vështira. Ajo që ai zgjedh ndonjëherë është t’ju bëjë të aftë të ecni përpara, me mirësi, forcë e gëzim, dhe vendosmëria për të përballuar zhgënjimin, luftërat dhe ndodhitë jo dhe aq të këndshme.

Sigurisht që s’mund të pranoj gjithçka që ndodh si “Vullneti i Zotit”, të mos luftoj dhe të lejoj veten dhe familjen të bëhemi viktima të rastësisë. Por, kur mesazhi i Zotit është “E dashur, duhet ta kalosh këtë gjë”, atëherë nuk duhet të shpresoj më të gjej një rrugë që ta shmang atë, por të përballem me të.

Për të qenë e sinqertë, e di që kam nevojë për keto kohë. Nuk më pëlqejnë, por më duhen. Këto rrethana ma marrin besimin e ma zhvendosin nga një vend i bukur ku ai ndodhet, në një rrugë më praktike. Nuk është aq mistike por ama shumë më tepër e vërtetë.

Shënim: Na u desh të paguanim një faturë të lartë për riparimin e cila i shtoi problemet tona financiare. Nuk ishte idealja apo siç ne do t’i kishim dashur gjërat të ishin, por jam e mahnitur për ndikimin që pati ajo fjalë e vogël e Zotit në largpamësine time mbi situatën. Vetëm duke kuptuar se këto gjëra ndodhin dhe se njerëzit i përballojnë e i kalojnë ato, ndihmon për të mposhtur frikën.