Zoti aq shumë e deshi botën, saqë dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme.Gjoni 3:16

             Zoti na ka dhënë jetën e përjetshme dhe kjo është në Biri i tij.—1 Gjonit 5:11

Endem nëpër shtigjet e jetës
Duke pritur shkëlqimin e saj;
Zgjohem me engjëjt,
I mrekulluar nga ndriçimi i madh;
Eci nëpër natë,
Dhe bashkë me barinjtë vështroj;
Afrohem pranë djepit
Ky Fëmijë, botën do të ndryshojë.
—Abi May

Historia e Krishtlindjeve na rikujton sërish se nuk ishte ideja e njerëzve që Biri i Perëndisë të lindte në një kasolle. Ndaj, gjëja e parë që mësojmë nga lindja e Jezusit është se Zoti nuk do të jetë gjithmonë atje ku ne presim të jetë.—James F. Colaianni (lindur v. 1922)

Ne shohim jetën e Jezusit dhe kërkojmë në të lavdinë. Zbulojmë mrekullitë e mëdha që Ai bëri, fuqinë hyjnore që shpalosi. Fjalët e Tij të mrekullueshme që prekën botën me forcën dhe bekimin e tyre. Ai bëri mirë kudo që shkoi, tregoi dashurinë e Zotit gjatë gjithë jetës së Tij dhe gjatë kryqëzimit të Tij. …

Në gjithë jetën e Jezu Krishtit, nuk ka lavdi më të madhe se sa lindja e Tij. Asgjë përveç lindjes së Tij nuk mund të tregonte më tepër dashuri. Qendra e ungjillit ishte kryqëzimi, por akti i parë i shpengimit ishte Mishërimi, kur Biri i Perëndisë u zhvesh nga fuqitë hyjnore për të hyrë në botën njerëzore me dobësinë dhe pafuqinë e një fëmije.

Djepi i Jezusit shfaq dashuri dhe hijeshi/mëshirë, gjë që e bën atë po aq të madhërishëm sa dhe kryqi i Tij.—J. R. Miller (1840–1912) 1

Duhet të kujtojmë se zemra e Krishtlindjeve është bujare, zemër e gjerë që mendon për të tjerët. Lindja e fëmijës Jezus është një nga ngjarjet më domethënëse në gjithë historinë, sepse ajo shënoi përhapjen e ilaçit shërues të dashurisë në një botë të sëmurë. Kjo mrekulli ka ndryshuar zemrat e njerëzve për pothuajse dy mijë vjet.—George Matthew Adams (1878–1962)

Ai u krijua nga një nënë që e krijoi Ai vetë. Ai u mbajt nga duart që krijoi vetë. Ai qau në djep pa fjalë.

Ai, Fjala, pa të cilën e gjithë bota është memece. —St. Augustine (354–430)

  1. Bethlehem to Olivet (Hodder and Stoughton, 1905)