Pothuajse të gjithë njerëzit e botës hasin vështirësi financiare në një moment apo një tjetër, por disa njerëz arrijnë ta menaxhojnë situatën më mirë se të tjerët. Ndryshimi mes tyre nuk varet nga rrethanat në të cilat ndodhen, por kujt i drejtohen për ndihmë. Sekreti i kapërcimit të problemeve financiare është njësoj si sekreti i kapërcimit të çdo problemi tjetër: Bëj çfarë mundesh dhe më pas mbështetu te “faktori Zot”.

U thashë dishepujve të Mi shumë kohë më pare: “Kjo për njerëzit është e pamundur por jo për Zotin; sepse për Zotin çdo gjë është e mundur.” 1 Faktori Zot mund të ndryshojë gjithçka! Kur përfshin faktorin Zot gjithçka bëhet e mundur, sepse besimi tek Zoti dhe premtimet e Tij tejkalon të gjitha pamundësitë.

Ja disa premtime mbi të cilat mund të mbështeteni: “Zoti do të plotësojë çdo nevojë tuajën sipas pasurisë së Tij në lavdi, në Jezu Krisht.” 2 “Çfarëdo që të kërkoni me lutje, besoni se e morët e do ta fitoni me siguri.” 3 “Kërkoni më së pari mbretërinë dhe drejtësinë e Tij dhe të gjitha këto do t’u jepen si shtesë.” 4

Gjithçka që Ati ka është Imja, pra Unë kam gjithë pasuritë e universit në dispozicionin Tim. Unë merakosem për lumturinë dhe mirëqënien tuaj. Ndaj filloni të bëni çfarë mund të bëni dhe pastaj përfshini faktorin Zot, duke më kërkuar të ndërhyj e të bëj atë që ju nuk mund ta bëni.

  1. Marku 10:27
  2. Filipianëve 4:19
  3. Marku 11:24
  4. Mateu 6:33